Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Habilajt trafikantët më të mëdhenj në Jug

19/09/2015
Habilajt trafikantët më të mëdhenj në Jug
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me Saimir Tahirin kemi një zmadhim të krimit, dhunim të ligjit, shkelmim të standardeve e normave, u shpreh sot nga foltorja e PD-së, deputeti Flamur Noka.
Duke kërkuar edhe një herë largimin e tij, Noka paralajmëroi se përballë zullumeve të qeveritarëve, uragani popullor do të marrë përpara atë dhe padronët e tij.
Sipas Nokës, për 10 ditë Saimir Tahiri jo vetëm që nuk ju përgjigj akuzave me fakte nga një oficer i lartë i policisë, të vlerësuar prej partnerëve ndërkombëtarë të antikrimit, por ai e sulmoi atë dhe opozitë.
Duke mos shpjeguar përdorimin e makinës nga trafikantët më të mëdhenj, jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë e Jugut, deputeti demokrat e akuzoi ministrin që si sejmeni i Edi Ramës, u ka hapur dyert atyre.
“Saimiri i Ramës është sot një turp kombëtar që vendi ynë, shoqëria dhe qytetarët nuk mund ta mbajnë.
Por është gjithashtu një rrezik permanent për ligjin dhe sigurinë, pasi bashkëpunon me bandat, dhe këtë e pranon edhe vetë, fsheh pasurinë, dhe këtë e pranon edhe vetë.
Largohu një orë e më parë e shko para drejtësisë përpara sa zullumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më”, paralajmëroi Noka.

Deklarata e plotë e Flamur Nokës

flamur noka_copy_1

Flamur Noka

“Çdo ditë që kalon me Saimir Tahirin si Ministër i Brendshëm, është një zmadhim i inkriminimit, është një dhunim ligjit, një shkelmim i çdo standardi e norme në këtë vend.
Për 10 ditë me radhë, ai nuk u përgjigj për akuzat më të rënda që i janë bërë ndonjë ministri të brendshëm si i lidhur këmbë e krye me bandat e trafikut të drogës, akuza të bëra nga një oficer i lartë policie, me prova e fakte konkrete.
Sigurisht Tahiri sulmoi oficerin,  i vlerësuar ndërkohë nga partnerët  për punën e tij, dhe sulmoi opozitën që kërkoi  largim dhe hetim të Ministrit,.Tahiri nuk guxoi te thoshte asnjë fjalë pse makina e tij, AA 003 GB, përdorej nga habilajt e drogës për trafikimin e narkotikëve.
Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën, të gjithë jemi të qartë. Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinën e ministrit bënin ç’të donin dhe kudo ku kalonin vetëm nderoheshin nga punonjësit e policisë.
Po flasim për persona me precedentë, kontingjente policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë e në gjithë Jugun.
Më në fund, në një gjendje jo shumë të esëllt, Saimir Tahiri e pranoi se po, makina e tij ishte përdorur nga trafikantët.
Dhe më keq, Saimir Tahiri pohoi edhe një krim tjetër, kur tha se e paska shitur makinën, por në të zezë, nuk e ka deklaruar, nuk ka paguar taksa për këtë aktivitet.
A e përfytyroni dot se sa ligje janë shkelur këtu, nga kush?
Nga ministri i Brendshëm.
Bashkëpunon në krim duke u dhënë makinën trafikantëve, pastaj bën deklarime të rreme kur thotë se makinën nuk e paska më në zotërim, por këtë nuk e vërteton dot, sepse po ta vërtetojë, e kap ligji tjetër i fshehjes së pasurisë dhe e evazionit fiskal.
Vetë zot vetë shkop, ligj e maliq së bashku. Këtu gjendemi sot, në këtë ditë të përdhosjes së shtetit nga ai që e kemi Ministër të Brendshëm.
Saimiri i Ramës është sot një turp kombëtar që vendi ynë, shoqëria dhe qytetarët nuk mund ta mbajnë.
Por është gjithashtu një rrezik permanent për ligjin dhe sigurinë, pasi bashkëpunon me bandat, dhe këtë e pranon edhe vetë, fsheh pasurinë, dhe këtë e pranon edhe vetë.
Largohu një orë e më parë e shko para drejtësisë përpara sa zullumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.