Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Votimet në Greqi, fitorja mes Tsipras dhe Demokracisë së Re

18/09/2015
Votimet në Greqi, fitorja mes Tsipras dhe Demokracisë së Re
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ditë para zgjedhjeve në Greqi, shtatë parti të vogla që mund të hyjnë në parlamentin e ri, përpiqen të bëhen rregullatori i ditës së nesërme, kur Syriza apo Demokracia e Re do të ndajnë vendin e parë dhe të dytë dhe do të kërkojnë bashkëpunim me një ose dy prej këtyre forcave politike.

Dy parti proeuropiane PASOK dhe Lumi besojnë se do të jenë ato që do të përfaqësohen në qeverinë e koalicionit edhe nëse fitojnë të majtët e ish-kryeministrit Tsipras apo konservatorët e Meimarakis.

Socialistët e PASOK-ut, të drejtuar tashmë nga bija e një prej krijuesve të kësaj partie, besojnë tek rimëkëmbja graduale e tyre, ndërsa partia e qendrës, Lumi, e udhëhequr nga gazetari i njohur Theodorakis, tregon gadishmëri për një pakt me cilindo që do të angazhohet të shpëtojë vendin nga kriza.

“Do të bëjmë gjithçka! Do bëjmë aleancë edhe me djallin, mjafton që të ketë zgjidhje të probemeve që përballon sot populli grek. Shoqëria ndodhet në limitet e saj, ekonomia është zero, pabarazia është në rritje”, thotë Stavros Theodorakis udhëheqës i “Lumit”.

Rebelët marksistë, që braktisën kryeministrin Tsipras duke e detyruara atë të japë dorëheqjen, shpresojnë të hyjnë në Parlament duke u qëndruar besnikë parimeve të tyre për të mos paguar borxhet, ndërsa nuk frikesohen nga rikthimi tek dhrahmia. Të palëvizshëm në parimet e tyre edhe komunistët që kritikojnë të Majtët e Tsiprasit për shndërrimin e tyre, siç shprehën, në partnerë të kreditorëve dhe të kapitalit të madh.

Një parti tjetër që mund të hyjë në Parlament, sipas sondazheve është Unioni i Qendrës, i udhëhequr nga një personazh i njohur në skenën politike të vendit, sidomos në vitet ‘70 dhe ‘80, por që asnjëherë nuk ka mundur të kalojë pragun prej 3 përqind të votave.

“Në Greqi u formua një elitë qe u krijua nga PASOK dhe Demokracia e Re, elite e cila u thith gjakun grekëve dhe gjithë populli vuan”, thotë Vasilis Leventis lider i Unionit të Qendrës.

Ata që rrezikojnë, sipas sondazheve, të mos jenë në Parlament, janë ish-aletatët e kryeministrit Tsipras, partia e djathtë Grekët e Pavaruar me liderin e saj ish-ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos, ndërsa neonazistët e Agimit të Artë kanë deklaruar se nuk do të bashkëpunojnë me askënd në qeverinë e ardhshme.

Sipas analistëve të huaj, këto zgjedhje nuk shihen me shqetësim shumë të madh nga kreditorët e Greqisë, pasi rivalët politikë kanë premtuar se nuk do të vonojnë krijimin e qeverisë dhe se do të zbatojnë reformat e rëna dakord, si kusht për paketën e ndihmës prej 86 mld euro, e treta brenda pesë viteve që vendi ndodhet në krizën më të thellë ekonomike në histori.topchannel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.