Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediat gjermane: Zhgënjimi nga qeveria socialiste, arsyeja e largimeve masive nga Shqipëria

18/09/2015
Mediat gjermane: Zhgënjimi nga qeveria socialiste, arsyeja e largimeve masive nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në qytete varfëria nuk duket shumë, por ajo është e prekshme veçanërisht në periferitë jashtë kryeqytetit. Shumë më keq është gjendja më në thellësi të vendit.

Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemine Zeitung” (FAZ) në numrin e së premtes mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria.
Në Gjermani vazhdojnë të vijnë më shumë refugjatë nga Ballkani Perëndimor se sa nga Siria, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemine Zeitung” (FAZ). Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermanisë, shkruan gazeta gjermane ” FAZ në numrin e së premtes mbi arsyet e largimeve masive nga Shqipëria.
“Fokusimi te refugjatët nga Siria e ka shkëputur vëmendjen nga fakti, që në Gjermani vazhdojnë të vijnë migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndonëse në gusht vala e të ardhurve nga Kosova ra, është rritur numri i të ardhurve nga Shqipëria në Gjermani. Krahasuar me korrikun rritja është mbi 9 %. Kjo kuotë tregon se vala e të ardhurve nga Shqipëria është rritur po aq sa edhe e numri i atyre që vijnë nga Siria. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka numëruar në gusht 10100 kërkesa për azil nga Siria dhe 8200 nga Shqipëria – vlen të theksohet se Siria ka tetë herë më shumë banorë se Shqipëria. Në total më shumë se një e treta e azilkërkuesve vijnë nga Ballkani Perëndimor, pra nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Si në statistikën mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit Shqipëria qëndron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë. Numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në periudhën janar – gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar.
Përse pikërisht nga Shqipëria largohen kaq shumë njerëz?
Shkak për rritjen e papritur janë bërë fjalët e përhapura dhe lajmet e keqkuptuara, se Gjermania ka nevojë urgjente për forca pune”.
Por, sipas FAZ arsye janë edhe varfëria, “papunësia prej 80 %, që ndër të rinjtë është pothuajse dyfish më e lartë. Kësaj i shtohen edhe kriza në Greqi. Qindra mijëra shqiptarë, që kanë punuar atje si dhe në Itali janë kthyer në atdhe sapo kanë humbur vendet e punës. Në 2015 janë kthyer në Shqipëri 180 000 vetë, disa prej tyre menjëherë janë nisur drejt Gjermanisë. Ky zhvillim pasqyrohet edhe në uljen e remitancave, që përbëjnë gati një të dhjetën e rendimentit ekonomik: në 2007 shqiptarët jashtë vendit kanë transferuar në atdhe 950 milionë Euro, ndërsa në 2014 vetëm 590 milionë” .
Në qytete varfëria nuk duket shumë, por ajo është e prekshme veçanërisht në periferitë jashtë kryeqytetit. Shumë më keq është gjendja më në thellësi të vendit.
“Arsye e largimeve masive është edhe zhgënjimi nga qeveria socialiste: ‘pritjet ishin të mëdha, por me kthjellimin tani shumë vetë largohen’ … pra mund të bëhet fjalë për ‘refugjatë ekonomikë të motivuar politikisht”, shprehen ekspertë të intervistuar nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

(DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

22/07/2026
Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

Berisha: Rama ka angazhuar policinë dhe SHISH-in kundër protestës

22/07/2026
Borsh, mbytet varka, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

Peshkatari përfshihet nga stuhia, gjendet pa jetë në Ksamil

22/07/2026
Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.