Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Pazari për shitjen e kanabisit që dekonspiroi vëllanë e kryebashkiakut të Poliçanit

18/09/2015
DOSJA/ Pazari për shitjen e kanabisit që dekonspiroi vëllanë e kryebashkiakut të Poliçanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Beratit, sqaron detajet si u zbulua dhe arrestua më pas Artur Zotkaj, vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, bashkë me sasinë e drogës së bllokuar.
Sipas prokurorisë, hetimet e nisura ndaj shtetasit Kreshnik Hysenbelliu, i dyshuar për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, çuan në identifikimin e personave të tjerë.
“Me date 10. 09. 2015 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat është regjistruar procedimi penal ndaj këtij shtetasi. Gjate kësaj kohe ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hysenbelli ka komunikime të dyshuara për shitje lëndë narkotike me një person, i identifikuar më pas si shtetasi Artur Zotkaj , banues ne Poliçan, si dhe me një shtetas italian, i identifikuar si Fabricio. Me date 15. 09. 2015, Kreshniku ka diskutuar me një shtetas të identifikuar si Miço ( Emiliano Hysenbelli) në lidhje me shitjen e një sasie lëndë narkotike”,  njofton Prokuroria e Beratit.
Ndërsa shton se personat e përmendur më lart gjatë kësaj kohe kanë kryer diskutime në lidhje me shitjen e një sasie lënde narkotike të kultivuar nga shtetasi i identifikuar si Toni.
Pas nisjes së hetimeve, dy ditë më pas Prokuroria njoftoi se u bë i mundur lokalizimi i ambientit ku po mbahej lënda narkotike, e cila po përpunohej në një ambient biznesi në lagjen “Xhenio” në Poliçan, pronësi e Artur Zotkajt.
Policia e Beratit ka sekuestruar rreth 19 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 4 persona, mes tyre vëllai i kreut të Bashkisë së Poliçanit. Sipas burimeve zyrtare, droga është gjetur në biznesin e 46-vjeçarit Artur Zotkaj, vëllait të kryebashkiakut Adriatik Zotkaj.
Mësohet se nga ana e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Pronovik”, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 4 shtetas: Artur Zotkaj, 46 vjeç, banues në Poliçan, Kreshnik Hysenbelli, 24 vjeç, banues në Poliçan, Abedin Nurellari, 38 vjeç, banues në Poliçan dhe Destared Allko, 23 vjeç, banues në Skrapar.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Poliçan
Arrestimi i shtetasve të mësipërm dhe shpallja në kërkim e 22-vjeçarit u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë konsumuar elementet e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e shtetasit Artur Zotkaj iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 19.030 kg lëndë narkotike  e dyshuar marijuanë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026
MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
DITA 18/ Bulevardi mbushet me protestues: Rama jepe dorëheqjen!

Rama për protestat: “Shkoni q…”, kryeministri i fut një të sharë protestuesve në Financial Times

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026
Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

23/06/2026
MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

MEDIA GJERMANE/ Prej 21 ditësh Shqipëria po zien: Të ikë Rama

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.