Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Edi Rama, u vë kufirin ambasadorëve: Ndërkombëtarët në vendin e vet!

17/09/2015
INTERVISTA/Edi Rama, u vë kufirin ambasadorëve: Ndërkombëtarët në vendin e vet!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë i përshirë në një situatë ku ndërkombëtarët i janë kthyer në një problem. “Secili në vendin e vet”, deklaroi Kryeministri Rama gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla në top channel.

“Ndërkombëtarët nuk kanë promovuar asgjë, por kanë inkurajuar. Jemi bërë si një katund që presim cfarë po thotë radio Londra.

Asgjë në veprimtarinë time nuk përcaktohet nga ndërkombëtaret por nga bindja ime nëse kjo gjë duhet bërë apo jo. Është qeveria jonë, jo e ndërkombëtarëve. Po e teprojmë ne me ndërkombëtarët. Kur themi ne ndërkombëtarët, ndërkombëtarët, ata thonë ca bëhet këtu , mos mendo se na respektojnë”.

Një nen i qepur enkas për Ristanin

I pyetur lidhur me draftin e qeverisë për dekriminalizimin, Rama tha se e ndërmorëm nismën për një projektligj të qeverisë sepse besojmë se opozita nuk e ka seriozisht.

“Nëse e ka seriozisht le ta bëjnë por ne nuk presim pafundësisht. Në morëm një nisëm sepse nuk erdhi asgjë konkretisht nga ana e tyre.

Drafti prej tyre doli para një jave. Ne e kishim ndërmarrë këtë nisëm dhe thamë se do të publikojmë në mes të shtatorit. Jemi të gatshëm të biem dakord për gjithcka që nuk cenon standartet demokratike dhe jo gjetje allashqiptarçe të shqupit”, tha Rama.

Pyetjes së gazetarit nëse neni për gjyqtarët në draftin qeverisë ishte qepur për Ristanin, Rama e mohoi këtë gjë.

“Nuk ka punë fare me personin, por mendojmë se si ata në politikë por edhe në gjykatë të jenë pjesë e procesit”.

Rama ka lënë të kuptojë se mund të krijojë edhe i vetëm shumicën kushtetuese, nëse nuk bie dakord me opozitën për ndryshimet e saj. “Nuk e di nëse arrijmë një shumicë kushtetuese sepse parlamenti është i larmishëm. E mira e do që të kemi zgjidhje të përbashkët. Në thelb edhe draftet nuk janë të ndryshme”.

Një kor i madh me virgjëresha

Rama nuk e ka ndërmend të kërkoj të falur për listën e deputetëve që paraqiti në vitin 2013 por edhe të atë bashkiakëve që kishte në 2015. “E respektoj Ndokën për vendimin e tij. Nëse kthehemi në 2013 unë sërish do të bëja të njëjtën gjë. Janë 3 deputetë që kanë probleme. Nuk kam vendosur në listë kriminelë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me krimin. Dy prej tyre kanë qenë deputetë edhe më parë, dhe kanë qenë të respektuar në komunitete e tyre. Kush bën sot virgjëreshën, se është bërë një kor i madh me virgjëresha, dhe kush ka harruar se nxori revolen deputeti në stadium, apo ia tjetri që rrahu arbitrin në stadium. Asgjë nuk i ndodhi. Përjashtimi është standard krejt i ri. Një qeveri nuk gjykohet se cfarë ndodh në një vend por si reagon ndaj atyre që ndodhin”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
Bie nga kabina elektrike, humb tragjikisht jetën 40-vjeçari

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

22/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
Bie nga kabina elektrike, humb tragjikisht jetën 40-vjeçari

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

22/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.