Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kreu i Apelit të Tiranë 30-fishoi pasurinë për 11 vjet, ILDKPKI e kallëzon penalisht

14/09/2015
Kreu i Apelit të Tiranë 30-fishoi pasurinë për 11 vjet, ILDKPKI e kallëzon penalisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Apelit të Tiranës, ka 30-fishuar pasurinë e tij në 11 vitet e fundit. Duke mos justifikuar burimin e të ardhurave, ai është kallëzuar penalisht në Prokurori nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ILDKPKI bënë të ditur se, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10. 04. 2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Alaudin Malaj, me funksion gjyqtar, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë.
Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1.7 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Alaudin Malaj është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal.
ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm të subjektit Alaudin Malaj, pasi të dhënat e institucioneve shtetërore ngrenë dyshime të forta për injektim parash të “pista” nga subjekti nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit.
Sipas ILDKPKI-së, mësohet se subjekti Alaudin Malaj në vitin 2003, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 pasuria e subjektit ka arritur gjithsej në shumën rreth 1.7 milion euro.
Nga ana tjetër, mësohet se ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj subjektit Alaudin Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.