Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PERDITESUAR/ Berisha: Deklarimi i Clifford Chance kundër Metës me garancinë e qeverisë

10/09/2015
PERDITESUAR/ Berisha: Deklarimi i Clifford Chance kundër Metës me garancinë e qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vijim të debatit për aferën e CEZ, Ish-kryeministri Berisha ka vijuar me shpjegimet e tij duke shtuar fakte të reja lidhur me përfshirjen jo vetëm të Metës por edhe të qeverisë së majtë në këtë aferë.

Berisha tha se administratori i DIA, Ismailaj, që tashëm ndodhet në burg, ka thënë se Ilir Meta ka qenë me Edi Ramën në Pragë në kongresin e socialistëve evropianë në kohën e konstruktimit të marrëveshjes CEZ-DIA. Nuk e di nëse e kanë takuar bashkë Hajsekun.

Ndërkaq avokati i zyrës avokatore Clifford Chance thotë se Ismailaj ka ndarë paratë me zyrtarë dhe mes tyre është një ish kryeministër. Ju mendoni se një avokat i këtij kalibri të bëjë në një gjyq një deklaratë të tillë pa argumenta. Këtë e ben kur qeveria që e përfaqëson ia kërkon me insistim. Nuk e di nëse ia ka kërkuar Edi Rama. Por ai nuk e jep këtë deklaratë pa pasur garanci në atë që thotë.

CEZ ia ka ripërtërirë për së dyti kontratën Ismailaj të DIA. ERE në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve, Sokol Ramadani, ka hedhur poshtë vazhdimisht kërkesën e CEZ të njohe si shpenzime të zbritshme investimet. Kanë qenë 6-7 kompani që janë përzgjedhur nga CEZ për shërbimet ndaj saj. Asnjë prej këtyre kompanive nuk janë të miratuara nga bordi i CEZ por nga dy administratorë.

Problemet me CEZ, ERE i coi për ndjekje penale në prokurinë e shtetit. Si ka mundësi që të ndërpriten hetimet? I ndërpreu hetimet Edi Rama. Bëri marrëveshje ku qeveria ndërpriste të gjithë hetimet ndaj CEZ dhe e kaloi në Parlament. Parlamenti mund të amnistojë por nuk mund të marrë funksione gjyqësore.

Jam dakord të vendosim heqjen e nenit të marrëveshjes për ndalimin e hetimeve ndaj CEZ në parlament. Pas kësaj do të gjejmë se ky është korrupsioni më i madh në historinë e vendit. Njëra nga dosjet është 1 miliard dollarë detyrime. Edhe ndërmarrjet tona kishin detyrime ndaj CEZ por ato ishin deri në 200 milionë. Unë respektoj Cekinë por nuk mund të bëja marrëveshjen që bëri Edi Rama.

Ish-Kryeministri gozhdon Metën: Ministri i Jashtëm negocoi me CEZ për Ismailaj

10.09.2015 #Politikë

Ish-kryeministri Berisha përsëriti sërish sot se akuzat për Metën në lidhjen me skandalin CEZ janë për kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm.

“Këto ditë mediat kanë zbuluar një akt tjetër korruptiv sipas të cilave njëra nga kompanitë e kontraktuara nga vetë CEZ DIA e njëfarë Kastriot Ismailaj ka dhënë rryshfet ministrit të jashtëm të asaj kohe. Nga ana tjetër një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta ministër i jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Meta si ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. Me CEZ ka qenë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, ka qenë i ngarkuar ministria e Financave, grupi i punës i përbërë nga gjithë të tjerët, por në asnjë rast nga asnjë zyrtar i ministrisë së jashtme”, u shpreh Berisha.

“Cilat janë motivet që kanë shtyrë Metën të takojë Hajsek dhe të negociojë për Ismailajn duhet ti shpjegojë ai dhe prandaj ne i kërkojmë dorëheqjen. Akuzën që iu bë ia transferoi Vilson Ahmetajt dhe ai tha se skam asnjë lidhje. Petriti, vëllai i Vilsonit, është sot kryetar i ERE i emëruar nga Edi Rama. Cështjen e CEZ e ka ngritur kryeministri çek dhe e ka marrë përgjigjen që mua më takonte ti jepja. Pas tij dërgoi presidentin e CEZ dhe përcaktuar katër gjëra. BB ishte në çdo hap e pranishme. Në të gjitha ato që ramë dakord, ata nuk respektuan asnjë. Detyra ime ishte të mbroja interesin publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

25/04/2026
Berisha akuza të forta: Mafia mediatike është hedhur në sulm të shfrenuar kundër PD

Berisha akuza të forta: Mafia mediatike është hedhur në sulm të shfrenuar kundër PD

25/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Babë e bijë gjenden pa jetë në Lezhë, detajet e policisë

26/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rikthehet në paraburgim

25/04/2026
Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

25/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.