Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha tre kërkesa ultimative

10/09/2015
Lulzim Basha tre kërkesa ultimative
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Dekriminalizim, dorëheqje rryshfetxhiut Meta – shkarkim kumbarit të drogës Tahiri”

“Askush nuk mund t’i shmanget dekriminalizimit”.
Kështu deklaroi sot kryedemokrati Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke kërkuar edhe njëherë votimin e projektligjit të dekriminalizimit, dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta dhe ministrit Tahiri. Pikërisht këto tre kërkesa, Basha tha se do ti bëjë publike në takimet me qytetarët gjatë turit politik në mbarë vendin.
“Ditë për të vepruar, të ngihemi i madh e i vogël kundër të keqes, tha Basha, duke shtuar se, nuk ka më kohë për të pritur, këto kërkesa do jenë pjesë e turit politik në mbarë vendin. Po vjen ora e veprimeve, do vendosim me qytetarët”.
Duke u ndalur tek realiteti politik, kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës për dekriminalizimin e Kuvendit. I zgjedhur i Ramës, sipas tij, ishte edhe Prenga që qëlloi më armë në dyert e komisariatit personat nga familja Cali.
Basha vijoi edhe akuzat ndaj kryeparlamentarit Meta për marrjen e një ryshfeti qindra milionë lekë nga marrëveshja CEZ-DIA, ndërsa Tahirin e cilësoi si kumbarin e drogës.
“Mosvendosja në kalendar e projektit do të marrë përgjigje nga aksioni i grupit dhe me qytetarët, nga nesër komisioni kryesuar nga Bylykbashi do të nisë shqyrtimin e nismës në kuvend, kërkojmë dorëheqjen e Metës, hetimin si deputet i zakonshëm, largimin e menjëhershëm të Tahirit që është nyja gordiane e narkotrafikut dhe hetimin nga prokuroria. Votimi i projektit të dekriminalizimit dhe dorëheqjet e Metës e Tahirit, plani ekonomik i shpëtimit, janë ofertat e PD-së për nxjerrjen e vendit nga qarku i skandaleve. Nuk presim se nuk ka kohë për të pritur, këto kërkesa do t’i çojmë para me qytetarët në turin që unë dhe ju do të bëjmë nga jugu në veri, lindja në perëndim. Po vjen ora e veprimeve, do vendosim, veprojmë e do të fitojmë me e për qytetarët”, u shpreh Basha.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje të gjithë kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të shtetit që janë me rekorde kriminale të japin menjëherë dorëheqje, ndërkohë që i ka kujtuar Ramës se nuk do ta hedhë lumin duke lëshuar vetëm ndonjë të inkriminuar.
Basha e ka quajtur këtë një kauzë mbarëpopullore për jetën, dinjitetin dhe integrimin dhe ka njoftuar nisjen e një turi në gjithë vendin në kuadër të asaj që e ka quajtur ora e veprimeve.
“I bëj thirrje deputetëve, kryebashkiakëve, zyrtarëve me rekorde të japin dorëheqjen nga postet dhe detyrat, askush nuk do t’i shmanget dekriminalizimit. Rama gënjen veten nëse mendon se duke lëshuar ndonjë sa për të hedhur lumin do ta mbyllë ketë betejë, pasi ai është në shënjestër si arkitekt i dekriminalizimit”, tha Basha.
Basha paralajmëroi edhe votën kundër të demokratëve për aktin normativ të buxhetit që pritet të kalojë sot në Kuvend. Sipas Bashës, ky akt ul me 90 milionë dollarë të ardhurat. Ai thotë se paratë që duhet t’i shkonin shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar.
“Ekonomia shqiptare është në rënie të lirë, qindra vende pune mbyllen çdo ditë, 40 milionë dollarë është gropa e gushtit në raport me buxhetin e janarit. Rama dhe Meta kaluan hajdutshe aktin normativ të shkurtimit të shpenzimeve duke renditur Shqipërinë bashkë me Bjellorisinë në vendet e vetme të Europës që ulën rrogat dhe pensionet, shtrënguan rripin e shqiptarëve, paratë që duhet të shkonin për ta shkuan në xhepat e zyrtarëve të korruptuar”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.