Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MARK MARKU/ Qeveria e implikuar në krim…, pse e mbron Rama – Tahirin…?!

09/09/2015
MARK MARKU/ Qeveria e implikuar në krim…, pse e mbron Rama – Tahirin…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Mark Marku në një opinion të tij sot në gazetën “Panorama” është ndalur në aksionin e fundit qeveritar kundër informalitetit, deri edhe ndaj tregtarëve të tezgave në rrugë. Duke e parë me skepticizëm këtë aksion, Mark Marku i referohet edhe së shkuarës ndërsa shkruan se, “një përfaqësues i shitësve ambulantë (apo secili për hesap të vet) ua gjen anën policëve të rinj me ndonjë peshqesh të vogël, zelli i tyre bie dhe shitësit ambulantë shfaqën prapë me shportat dhe arkat e tyre anë rrugës”.
Duke ironizuar me këto “beteja të tilla për ‘shtetin ligjor’ (që) zhvillohen rrugë më rrugë këto ditë, diku me kontrolle për makinetat e subjekteve tregtare, diku me kontrolle për kuponin tatimor të qytetarëve, madje vetë Kryeministri Rama e ka inkurajuar këtë luftë duke pirë një kafe në Bllok, duke paguar dhe duke marrë kuponin tatimor”, Mark Marku nga ana tjetër ngre dyshimin se, “Të mos ishin ngjarjet e fundit, do të kishim besuar se shteti ligjor po vendoset dhe se krimi është në grahmat e fundit”.
Më tej ai rendit “ngjarjet e fundit”, ndërsa midis të tjerave shkruan se…

“Por ja që fillimisht u shfaq skandali i milionave të vjedhur në KESH, pastaj zbulimi i avionëve të drogës, më pas denoncimi i ish-shefit të Antidrogës Zagani, i cili akuzonte direkt ministrin e Brendshëm Tahiri dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike, më pas skandali me dy deputetët e PS-së e kështu me radhë. Pamje tjetër kjo.
Pamje ku krimi ia ka mësyrë shtetit. Pamje ku të paktën deri tani rreth dhjetë deputetë të mazhorancës janë paraqitur në dyert e Drejtësisë për probleme me ligjin. Pamje krejt të ngjashme me vendet e qeverisura nga mafia: zyrtari që ka denoncuar apo është bërë dëshmitar në krimet e mafies dënohet për ‘shkelje administrative’ nga eprorët e vet dhe shpallet në kërkim nga ‘shteti ligjor’.
Nuk e di si do t’i përthyejë opinioni publik ngjarje të tilla dramatike, pasi këtu jemi mësuar me të tilla por, çdo qeveri do të kishte qenë e detyruar t’i përgjigjej shqetësimit që ka pushtuar me të drejtë qytetarët. Ngjarjet e fundit, por edhe të tjera, para kësaj kanë ngritur dyshime të forta se qeveria jo vetëm që është e paaftë për ta fituar betejën me krimin, por se ajo është vetë e implikuar në krim. Dyshimet tani nuk bien vetëm mbi zyrtarë të rangut të dytë apo të tretë, por direkt mbi Kryeministrin Rama.
Pse ai në dy vjet nuk ka dashur (mundur) të ndahet nga pjesa e inkriminuar e Parlamentit dhe si pretendon ai ta luftojë krimin e organizuar në rrugë, kur bashkëjeton me të në Parlament? Pse e mbron Kryeministri aq shumë ministrin Tahiri, ndërkohë që rezultatet e tij në luftën kundër krimit të organizuar kanë qenë ndër më zhgënjyeset: gjysma e Shqipërisë e shndërruar në plantacion bimësh narkotike, krijimi i një infrastrukture të fuqishme me flotë ajrore dhe detare dhe me impiante të brendshme të përpunimit. A e ka emëruar ai ministrin Tahiri apo të tjerë? A ka ai fuqi ta shkarkojë? 
Nëse Kryeministri nuk u përgjigjet këtyre pyetjeve, ai mund të prodhojë sa të dojë pamje rrugicash me shtet ligjor që lufton krimin. Atyre mund t’u besojnë vetëm ata që janë mësuar të besojnë filmat e kinostudios ‘Shqipëria e Re’. Të tjerët e shikojnë realitetin ashtu siç është: një shtet të pushtuar nga krimi që organizon shfaqje me luftë kundër krimit, ku personazhe kryesore janë disa qyqarë a hallexhinj që shesin fiq apo kumbulla në ndonjë qoshk rrugice”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

03/07/2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

03/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Kreu i SPAK, Klodian Braho shpjegon për kërkesën e re për imunitetin e Ballukut

03/07/2026
Ermal Hasimja zbulon se kush është pas protestave masive në Tiranë

Ermal Hasimja zbulon se kush është pas protestave masive në Tiranë

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

03/07/2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

03/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Kreu i SPAK, Klodian Braho shpjegon për kërkesën e re për imunitetin e Ballukut

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.