Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet Edi Rama, çfarë mendon ai për Saimir Tahirin dhe dekriminalizimin

08/09/2015
Flet Edi Rama, çfarë mendon ai për Saimir Tahirin dhe dekriminalizimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një prej kërkesave të liderit të opozitës të vendosur pak ditë më parë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha mes 5 kërkesave tha se mazhoranca duhet të miratojë brenda shtatorit ligjin për dekriminalizimin.
Rama duke iu përgjigjur Bashës në intervistën “5 pyetjet nga Babaramo” shprehet se nuk pranon afate të vëna nga opozita si dhe nuk është njohur me propozimin e opozitës për këtë iniciativë.
“Nuk e njoh projektin e opozitës dhe nuk pranoj afate të vëna nga opozita. Sigurisht që opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë jo vetëm për këtë projekt por për çdo projekt tjetër. Për sa na takon ne nuk flasim as shumë por bëjmë shumë më tepër seç flasim dhe besoj që edhe opozitës i takon të shikojë mirë radhët e veta të mos bëj as prokurorin as gjykatësin. Dhe për më tepër atyre që në krye të opozitës bëjnë prokurorin dhe gjykatësin i takon që të reflektojnë mbi faktin që janë objekte dhe subjekte të drejtësisë pavarësisht se në Shqipëri drejtësia ende është e munguar në këtë aspekt”, u shpreh Rama.
I pyetur për arrestimin e Armando Prengës, Rama shprehet se, “në Shqipëri ka filluar një kapitull i ri ku pandëshkueshmëria e famshme që e bëri Shqipërinë turpin e botës ka marrë fund”.
Lidhur me akuzat dhe kërkesën e opozitës për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Rama u përgjigj se, “ministri i Brendshëm ka jo vetëm mbështetjen por ka dhe të gjithë respektin dhe admirimin tim për vendosmërinë e tij në këtë luftë jo vetëm me krimin por dhe me politikën që bëhet me krimin”.
Ndërsa për 155 milionë euro që mungojnë në buxhetin e shtetit në 7 muaj, Rama tha se “është e gjitha rezultat i një sërë faktorësh, që nga njëra anë kanë të bëjnë me konjukturat ndërkombëtare”.
Kurse për akuzat e  ish-oficerit të policisë Dritan Zagani, kryeministri tha: “Çfarë prisni ju të thotë një njeri që arratiset në shkelje të vendimit të gjykatës dhe që është i akuzuar për dekonspirim të operacioneve të policisë kundër drogës, përveçse të bëjnë atë që bëjnë të gjithë hajdutët kur kapen dhe thonë kapni hajdutin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.