Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Futbolli si spektakël, jo si ideologji e sistem propagande

08/09/2015
ARTAN FUGA/Futbolli si spektakël, jo si ideologji e sistem propagande
Share on FacebookShare on Whatsapp


Nuk duhet merzitur se përse përfaqësuesja ne futboll e të gjithë shqiptarëve u mund dje nga ajo e portugezëve.

E mo topi i rrumbullakët është, herë fiton e herë mundesh, futbolli spektakël është. Unë përsëri kam besim…

Ajo cka unë kritikoj për disa media dhe politikanë është që futbollin dhe tifozerinë tentojnë ta kthejnë në një propagandë sociale pra si matëse e parametrave të zhvillimit tonë shoqëror, dhe si ideologji nacionale, si shprehje e afirmimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Eshtë ideologji dhe propagandë e gënjeshtërt dhe e rreikshme. E para sepse mbështetet mbi pasionin dhe jo mbi arsyen, e dyta sepse e mohon individin dhe ngre masën e tifozëve që thërrasin në korr duke mbytur zërin kritik individual, individë që rreikojnë të masakrohen, e treta sepse nxit urrejtjen tifozlliku kundër grupeve të tjera fifozësh dhe përçan qytetin duke futur dhunën në mes, dhe e katërta sepse nuk ka natyrë kritike, vetëm lavdëruese ose sharëse propaganda e mbështetur mbi futbollin.

Të kuptohemi, tifozat kanë punën e tyre, ata i japin bukuri stadiumit, është fjala për të mos e shndërruar futbollin në ideologji sociale dhe propagandë nacionaliste.

Mirë kur fitojmë u afirmoka gjaku ynë shqiptar, por kur rrifemi, cfarë, na prishet gjaku ne ?

Hiç o fare, shqiptarë mbetemi me të mirat dhe të këqiat tona, me të mirat dhe të metat tona, që të dyja i kemi sa malet.

Jo, më vjen keq se ndofta prek iluzionet e mjaft vetëve, që dje edhe u treguan agresivë, por futbolli këtë rol si ideologji dhe propagandë nuk mund ta ketë.

Nxehuni sa të doni, por është e pamundur, kombet e qytetëruara e kanë kaluar këtë fazë që prej një shekulli.

Nuk ka vend as për ta kthyer futbollin në një ideologji përbashkuese për gjoja turmat që disa teoricienë reaksionarë dhe antipopullorë kanë pretenduar dikur se nuk kuptojnë gjuhë tjetër, as për ta bërë marketing, vitrinë kur dyqani është bosh.

Futbolli është thjesht një shfaqje sportive kur kombëtarja e shqiptarëve dhe ajo e grekërve ndeshen, nuk janë Shqipëria dhe Greqia që luftojnë me njera tjetrën ose Shqipëria dhe Serbia. Janë të rrezikshme këto identifikime.

Sa për futbollin edhe unë dridhem kur shkundim shtyllat pale edhe rrjetat e portës përballë, me një kusht, që kjo të mos përdoret për të rrit cmimin e karburantit, të medikamenteve mjeksore, ose të specave te tregu fshatar.

Ca miq më thonin se përse këto gjëra i shkruaja dje? I kuptoj, por gjëja do thënë atëhere kur vëmendje është maksimale për to, sepse sic thotë populli fjala pas kuvendi nuk vlen një grosh.

Po do shkojmë në Francë do shkojmë, por vetëm me një kusht…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Korça, entusiazëm lumë për fitoren e PD, Berisha tregon ‘Korçën madhështore’

DASH konfirmon heqjen e non gratas për Berishën. Cili ishte argumenti

11/06/2026
Nis protesta e 12-të. Protesta shenjestron: Rama, nesër antimiting me njerëz jo të lirë

Nis protesta e 12-të. Protesta shenjestron: Rama, nesër antimiting me njerëz jo të lirë

11/06/2026
Trafik i heroinës nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 persona

Trafik i heroinës nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 persona

11/06/2026
“Kryeministri Edi Rama nuk lejon auditin e KLSH-së se i del Benzi 600 mijë euro”

Berisha pritet me duartrokitje në Kuvend: U krye!

11/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Korça, entusiazëm lumë për fitoren e PD, Berisha tregon ‘Korçën madhështore’

DASH konfirmon heqjen e non gratas për Berishën. Cili ishte argumenti

11/06/2026
Nis protesta e 12-të. Protesta shenjestron: Rama, nesër antimiting me njerëz jo të lirë

Nis protesta e 12-të. Protesta shenjestron: Rama, nesër antimiting me njerëz jo të lirë

11/06/2026
Trafik i heroinës nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 persona

Trafik i heroinës nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 persona

11/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.