Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria: Ja pse Mark Frroku nuk mund të shkonte në gjyq në Belgjikë

25/08/2015
Prokuroria: Ja pse Mark Frroku nuk mund të shkonte në gjyq në Belgjikë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas refuzimit të kërkesës nga prokurorët e çështjes, Rovena Gashi e Madrid Kullolli, kristiandemokrati, i cili ndodhet në qeli pas dyshimeve për akuzën e “vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, në dëm të Aleksandër Kurtit, iu drejtua Gjykatës së Lartë, duke shpresuar që Kolegji Penal ta lejonte për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në Bruksel, që pritet të zhvillohet më datë 19 tetor 2015.
Pas vendimit të kësaj gjykate, Prokuroria e Përgjithshme shpjegon arsyet përse refuzoi kërkesën e deputetit Mark Frroku, për të udhëtuar drejt Belgjikës për t’u përballur me drejtësinë.
“Me vendimin e datës 15 korrik 2015, prokurorët e çështjes vendosën mospranimin e kërkesës së shtetasit nën hetim Mark Frroku, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj tij në datën 19 tetor 2015, ora 09:00, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Rrethit Brabant – Wallon, Bruksel, Belgjikë. Duke qenë se seanca gjyqësore zhvillohet në shtetin belg, në kuadër të një procesi gjyqësor të autoriteteve belge, konsiderojmë se Prokuroria e Përgjithshme nuk është autoriteti kompetent për të vlerësuar mbi një kërkesë të tillë. Kjo kërkesë duhet t’i drejtohet autoritetit gjyqësor belg dhe jo Prokurorisë së Përgjithshme”, arsyeton prokuroria.
Sipas prokurorëve, Konventa Europiane mbi Transferimin e Procedimeve Penale, nuk është ratifikuar nga Mbretëria e Belgjikës, ndaj, thekson prokuroria, në rastin e Mark Frrokut, konkretisht nuk mund t’i referohet kësaj konvente.
Duke u ndalur te Frroku, prokuroria thekson se, “Konsiderojmë se transferimi i përkohshëm i personave të ndaluar bëhet me qëllim marrjen në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në cilësinë e të pandehurit apo për të gjykuar një person”.
Deputeti Frroku është në fazën e gjykimit, ndaj nuk mund të transferohet përkohësisht.
“Sa më sipër, prokuroria shqiptare nuk është autoriteti kompetent për të shqyrtuar dhe miratuar kërkesën tuaj për transferimin dhe pjesëmarrjen në seancën gjyqësore që do të zhvillohet në Mbretërinë e Belgjikës”, ka parashtruar prokurori përpara Gjykatës së Lartë.
Në fakt, në seancën e datës 21 gusht, Kolegji Penal rrëzoi kërkesat e deputetit Frroku, ku kryesorja ishte ndryshimi i masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, përkundrejt një garancie pasurore prej dhjetë mijë eurosh, si dhe dhënia e pëlqimit që të paraqitej në seancën gjyqësore në Belgjikë. Mark Frroku ndodhet në paraburgim, pasi po hetohet për akuzën e “vrasjes me paramendim”, kryer në 1999-ën në Belgjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.