Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Shqipëria si anije piratësh

25/08/2015
ARTAN FUGA/ Shqipëria si anije piratësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv të popullsive joeuropiane apo europiane por që jetojnë jashtë BE drejt vendeve të kësaj bashkësie, shtrojnë sot pyetje shumë të rëndësishme; i vendosin ato në rendin e ditës, ndërkohë që natyrshëm kanë ardhur në qendër të arsyetimit tim te libri Shoqëria Periferike.
Po kush të dëgjon se??? Ik o qëroju duket se të thonë, na plasi ne për studimet e tua, a ka ndonjë tender për të kapur a ndonjë korrupsion për të bërë?
Shqipëria është mësuar të drejtohet si anije piratësh, me sy, pa instrumente naviguese.
Pyetja e parë: A është e mundur që të zhvillohemi nëpërmjet emigracionit shqiptar në vendet e BE?
Kam pasur rastin të përgjigjem duke thënë: JO! Ikja e popullsive në emigrim, edhe nëse sjell parà në vend e shkatërron atë vend. Nëse doni ta dini se përse ndodh kështu mund ta shpjegoj, por do shumë kohë. E kam shkruar tashmë te ai libër.
Pyetja e dytë: A mundet qendra, cilado qoftë ajo, Europa, Gjermania, Qyteti, kryeqyteti të zhvillohet nëse than ekonomikisht periferinë e vet, pra gjithë botën ose hapësirën rurale që kanë rreth tyre ??? Përgjigja është: JO ! Harrojeni. Nëse doni ta dini se përse kështu, ja u shpjegoj por kërkon së paku nja tre muaj mësim.
Pyetja e tretë: A mundet që tanimë të ekzistojë qarkullimi i lirë i mallrave pa qarkullimin e lirë të njerëzve, dhe a mundet që të ekzistojë qarkullimi i lirë i njerëzve në kushtet e pabarazive ekonomike midis zonave të caktuara të një vendi apo kontinenti.
Përgjigja është: JO! Duhet kohë e gjatë për ta shpjeguar por mua më ra goja duke e përsëritur, por kush e ka mendjen të marri dije. Këta duan arsim, por jo dije.
Shihini kur edhe lëvizjen e lirë pa viza ta reduktojnë keq e më keq.
Pyetja e katërt: A është zgjidhje ekonomike dhe zhvilluese që nëpërmjet emigracionit popullsia të mblidhet në një vrimë të vetme, në Gjermani, apo buzë Lanës?
Përgjigja është: JO! Pëlcisni nga inati apo dëshira, por këtë nuk e luan topi. Po deshët dije mund t’ua mësojmë, por kush dëshiron vetëm diploma dhe jo dije nuk e mëson dot kurrë këtë.
Pyetja e pestë: A ka zgjidhje kriza dhe stagnacioni ynë apo i Europës vetëm me strukturime financiare, vetëm duke përsëritur sloganin neimian se konkurrenca zgjidh vetë gjithçka, apo duke iu përgjigjur krizave me policë, me burg, me represion?
Përgjigja është: JO! Çfarë të duam të bëjmë, ngri borde prish borde, ngri komisione prish komisione, ligjeve të natyrës dhe shoqërisë nuk ke çfarë u bën.
Kur ligjet juridike bëhen sipas qejfit; atëherë ngrenë krye ligjet e natyrës dhe të shoqërisë.
Nuk e kanë thënë kot se ligjet objektive qëndrojnë mbi ligjet e shtetit, prandaj edhe dija universitare duhet të qëndrojë mbi politikën dhe jo të bëhet shërbëtore e saj.
Çfarë duhet bërë? A ka zgjidhje që zona dhe vendi ynë të zhvillohet?
Përgjigja është: PO! Por, në fillim qytetari duhet ta bindi politikën që ajo të heqë dorë nga drejtimi i vendit sikur të ishte anije pirate, dhe politikani të kërkojë dije dhe jo folklorin e nëpunësve të vet apo gënjeshtrat e lobive private që pasi të grumbullojnë lekë do ta shohin veten të zhytur në borxhe pa shpëtim.
Po këtu jemi këtu… Ora e së vërtetës do të vijë sepse sikurse thoshte një me mjekër: E vërteta duhet të jetë e duruar, duhet ta presë historinë që kjo e fundit të ketë nevojë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.