Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kurbin, ish-pacienti i mori mjekut 4 mijë euro me kërcënime, dënohet me 1.5 vjet burg

24/08/2015
Kurbin, ish-pacienti i mori mjekut 4 mijë euro me kërcënime, dënohet me 1.5 vjet burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nën kërcënimin e vazhdueshëm të ish-pacientit të tij, një mjek i Kurbinit i ka dhënë atij 4 mijë euro. A. Ç i dërgonte prej kohësh mjekut të tij G. S mesazhe kërcënuese duke i kërkuar shuma parash me justifikimin e se i duheshin për të kuruar vajzën e sëmurë dhe për të paguar një avokat për një punë të tijën. Gjithashtu, ai i ka shkuar në zyrë për t’i kërkuar paratë që i duheshin. Kërcënimet ndaj mjekut kishin filluar që në qershor të vitit 2014.
Lidhur me këtë ngjarje kishin dijeni drejtori i spitalit dhe babai i të akuzuarit. Pavarësisht se A. Ç nënshkroi një deklaratë ku pohonte se nuk kishte asnjë problem me mjekun dhe se nuk do të kishte në të ardhmen, kjo nuk e ndaloi atë të kërcënonte ish-mjekun e tij.
Pas verifikimit të akuzave që ngriti mjeku i Kurbinit, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vjet e 3 muaj burg për akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”. Por ai u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar duke përfituar ulje të 1/3 së dënimit. Gjatë hetimeve, i pandehuri i është nënshtruar edhe një ekspertimi psikiatriko-ligjor, ku ka rezultuar se ai nuk paraqiste nevojën e trajtimit për ndonjë nevojë të shëndetit mendor.

Ja disa nga mesazhet kërcënuese ndaj mjekut G. S

“Unë jam ke shpija. Më bëj SMS a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato. Vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”. Ky është një nga dhjetëra mesazhet kërcënuese të mbërritura në telefonin e një mjeku në rrethin e Kurbinit nga një ish-pacient i tij, 34-vjeçari A. Ç.

“Un jam në hall dhe me ndimo po dashte me i marr lekt tuja dhe nëse nuk do me pas gjakderdhje. Un për 5 minuta jam dhe vet aty. G. më ndimo të lutem deri nesër. Tani gjej ku të dush 1000 euro deri nesër ose kam me vra kush të më dali para. Pastaj veten. Dhe ty të humb gjithqka ke un nesër marr lektë shpis. I du për 1 or okej. Mos të kem fjalë”, “Jam tut e than gjej ku të dush okej. Ndaq me punu qaty ore flasim ndryseh se direkt i them l. n. e te pushoj. Do të them deri nesër në 2 pres. Jam me avokatin tu pi kafe. Duhen 1 mijë euro për ty 1 euro për mu ba qa të dush kur tgjesh më merr në telefon” dhe “po për kryet të vajzës deri në 2 bane si gjete ma q… nanën mos hik pa i gjet kaq di me than”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.