Tiranë, vajza sajon rrëmbimin, i vë gjobë 400 mijë € babait biznesmen

Tiranë, vajza sajon rrëmbimin, i vë gjobë 400 mijë € babait biznesmen

50
0
Shares

Skenari i një vajze për t’u vetërrëmbyer e ka çuar drejt prangave. Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj, 18-vjeçaren me iniciale N. Ç, dhe dy shokët e saj, pasi në bashkëpunim, i kanë kërkuar babait të vajzës shumën prej 400 mijë eurosh në shkëmbim të “lirisë” së saj.
Babai i vajzës,  60-vjeçari L. Ç, banues në lagjen “Irfan Tomini” në kryeqytet, kishte marrë një telefonatë rreth orës 12:00  të së premtes, ku i kërkonin shumën 400 mijë euro për të lëshuar vajzën. Pas denoncimit të tij për këcënimin që i ishte bërë, policia ka mundur të arrestojë 18-vjeçaren dhe dy shokët e saj, O. H., 18 vjeç dhe K. Gjore, 19 vjeç.
Nga hetimet e kryera nga policia, rezulton se dy djemtë dhe vajza e biznesmenit kanë bashkëpunuar në inskenimin e rrëmbimit.
Tre të rinjtë tashmë përballen me akuzën e veprës penale në bashkëpunim “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë”.
Për krimin e kryer, vajza e biznesmenit rrezikon  burg nga 2 deri në 8 vjet, ose gjobë nga 600 mijë deri në 3 milion lekë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY