Të afërmit e adoleshentit që u mbyt dje në lumin Vjosë në Fier po vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e trupit. Kërkimet për Dritan Shametajn u ndërprenë dje për shkak të errësirës, ndërsa sot në mëngjes herët kanë rinisur kontrollin me not përgjatë shtratit të lumit Vjosë disa të rinj nga fshati Buzëmadh si edhe familjarët, çka mund të rrezikojë mbytjen e ndonjë tjetër personi. Por janë vetëm familjarët ata që po kërkojnë trupin e pajetë me mjete rrethanore dhe askush nga forcat policore dhe polumbarët nuk kanë shkuar sot në ndihmë të familjarëve.
Familjarët e adoleshentit bëjnë apel organeve kompetente që t’i ndihmojnë në gjetjen e djalit të tyre. Xhaxhai i viktimës thotë se shteti është vonuar për të filluar kërkimet për trupin e 17-vjeçarit dhe i bën thirrje policisë që të nxjerrin djalin nga lumi Vjosë.
“Erdha më shpejt unë nga Greqia, kurse shteti jo. I ra të fikët nënës, ne me alkool mezi e sollëm në vete 30 minuta. Infermieri kishte mbyllur telefonin. Mos t’ia lënë natyrës ta nxjerrë fëmijë. Shpresojmë që shteti të ndërhyjë”, tha xhaxhai i viktimës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/