Kuçovë, hajduti i pafat, shkon për të vjedhur telat elektrikë e zë...

Kuçovë, hajduti i pafat, shkon për të vjedhur telat elektrikë e zë korrenti dhe vdes

62
0
Shares

Ka tentuar të vjedhë telat e tensionit të lartë dhe ka vdekur 33-vjeçari. Policia ka bërë të ditur detajet në lidhje me vdekjen e 33-vjeçarit, O. Q., në Kuçovë, i cili mëngjesin e së martës, në orën 01:40, ka shkuar i pajetë në spital. Sipas policisë, i ndjeri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë, O. Q., ka qenë duke vjedhur telat e shtyllës së tensionit të lartë në aksin Berat – Kutalli. Me viktimën ka qenë edhe bashkëpunëtori tjetër,  Sulejman Kuka, 43 vjeç.
Kuka është ndaluar për akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Ndërkaq, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj vëllait të viktimës, 40-vjeçarit, G. Q., për veprën  ”Moskallëzim i krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY