I arrestuari për vrasjen e policit në ’97, familjarët: Keni ngatërruar person

I arrestuari për vrasjen e policit në ’97, familjarët: Keni ngatërruar person

54
0
Shares

Operacioni i koduar “Kurthi”,  ku policia e shtetit njoftoi për kapjen e Besnik  Cokës , i akuzuar për vrasjen me arme zjarri të një punonjësi policie në vitin ‘97, duket se ka arrestuar personin e gabuar. Kështu të paktën deklarojnë familjarët e të arrestuarit, që sipas tyre ai nuk është Besnik Coka, por Hekuran Vata. Familjarët shpjegojnë se ai ka ndërruar identitet duke u hequr si shtetas kosovar me qëllim pajisjen me dokumente angleze.
Lidhur me ngatërresën e pretenduar, kanë folur vëllezërit e Hekuran Vatës, i cili në dokumenta njihet si Besnik Morina. Vëllai i tij më i madh, Ahmet Vata thotë se Hekurani (Besniku) ka hyrë në Shqipëri pas vdekjes  së të ëmës. Ai pretendon se ka një gabim në arrestimine tij, dhe se është në pritje të analizave të ADN për të konfirmuar ngatërresën. Por sipas policisë, Besnik Coka, i cili është lënë në burg pa afat, edhe nëse vërtetohet se është Hekuran Vata, ai do të vihet përballë akuzës së falsifikimit të dokumentave për marrjen e  një identiteti të rremë.
 
Për më shumë mund të lexoni…
/web/Arrestohet_ne_Rinas_i_denuari_per_vrasje_ne_97_tentoi_largimin_ne_Angli_6027_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY