Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Arben Kurti për vepra të ndryshme penale: “Plagosja e lehtë me dashje” , “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Sipas policisë, 40-vjeçari Arben Kurti, nga fshati Kurtalli i Cerrikut ka goditur 27-vjeçarin K.T, po nga fshati Kurtalli. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi K.T kishte debatuar me vëllain e Arben Kurtit, A.K dhe pas debatit, Arben Kurti ka hipur në makinë dhe ka goditur me automjetin tij tip “Benz” me targa EL 5784 B, në aksin rrugor Cerrik-Belsh.
Pas aksidentit, 27-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia arrestoi A.Kurtin, janë ndaluar gjithashtu edhe shtetasit A.K dhe K.T për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/