Një 19vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej shtatë ditësh, i akuzuar për marrëdhënie homoseksuale me dhunë me një djalë, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, bënë të ditur se F. P. është vënë në pranga në rrugën “Princ Vidi”, ndërsa një javë më parë ishte denoncuar për përdhunim nga shoku i tij.
I arrestuari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 18vjeçar, jashtë dëshirës së tij, shkruan “Panorama”. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar, në një banesë në zonën e Paskuqanit, kur adoleshenti ka ftuar shokun e tij një vit më të vogël për të pirë nga një birrë në shtëpinë e një mikut të tij. Ai i ka thënë se do të mblidheshin disa djem për të luajtur me letra dhe të pinin nga një birrë.
Duke qenë se e kishte shok prej disa vitesh autorin, i dëmtuari ka pranuar dhe ka shkuar bashkë me të në vendin ku e kishin lënë. Por në momentin që është futur brenda, 18vjeçari ka parë se aty nuk ishte askush tjetër përveç tij dhe shtetasit F. P., i cili ka nxituar të mbyllë derën me çelës nga brenda dhe ka marrë një thikë duke e kërcënuar të dëmtuarin. Më pas e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë e në bark dhe i ka lidhur duart.
Adoleshenti nuk ka pasur mundësi as të mbrohet dhe shoku i tij e ka përdhunuar. Pasi e ka mbajtur të mbyllur për disa orë në banesën ku ishin, autori ka dalë nga shtëpia dhe është larguar. Në këtë kohë 18vjeçari i ka telefonuar Policisë duke denoncuar ngjarjen, ndërsa është transportuar nga efektivët drejt Mjekësisë Ligjore ku u është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/