Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Krimet e Rënda kërkojnë 20 vjet burg, por “baroni i drogës” është ende në arrati

21/07/2015
FOTO/ Krimet e Rënda kërkojnë 20 vjet burg, por “baroni i drogës” është ende në arrati
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 20 vjet burgim për shtetasin Gëzim Çelaj, i njohur si “baroni i drogës” dhe 13 vjet e 6 muaj burgim për shtetasin Realt Hysolli, të akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”. Të bashkëpandehur në këtë procedim kanë qenë fillimisht edhe shtetasja Valentina Tufa dhe shtetasi Kujtim Çelaj. Shtetasja Valentina Tufa është hetuar në një procedim më vete, për faktin se ajo është arrestuar në Kosovë dhe u ndoqën procedurat për dërgimin e letër-porosive autoriteteve kosovare. Po ashtu, gjykimi për shtetasin Kujtim Çelaj iu kalua për kompetencë gjykatës së Kurbinit, për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje armë pa leje”.

Arrestimet në Kosovë

gezim cela realt hysolliGjatë operacionit të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet policore shqiptare, si edhe me autoritetet gjyqësore të Kosovës, në datën 12. 06. 2014 u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili ishte korrieri që po sillte me automjet rreth 7 kilogramë kokainë për llogari të shtetasit Gëzim Çela. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga bashkëpunëtorja e shtetasit Çela, shtetasja Valentina Tufa. Kjo e fundit, pas një koordinimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe kosovarë, arrestoi në një banesë në një fshat në Pejë, ku nga kontrolli në atë ambient u zbulua edhe një laborator për përpunimin e lëndës narkotike kokainë.
Bashkë me të pandehurën Valentina Tufa, u arrestua edhe shtetasi kosovar Veim Berisha, posedues i ambjentit, si edhe disa shtetas të tjerë kosovarë.

Mosarrestimet në Shqipëri

gezim cela, kontroll vilaNë kohë reale me këto arrestime, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e personit kyç të këtij trafiku, shtetasit Gëzim Çelaj. U bënë kontrolle në banesën e tij 3-katëshe në Fushë-Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij.
Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e të pandehurit Gëzim Çela në Fushë-Kuqe, ku jetonte së bashku me familjen e të vëllait, Kujtim Çela, u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, 5 kg lëndë narkotike “heroinë”, lëndë përzjerës për lëndë narkotike, si edhe 13 armë luftarake. Po ashtu, nga kontrolli në apartamentin e të pandehurit Gëzim Çela në Tiranë u zbuluan rreth 143 mijë euro, një pistoletë, si edhe një sasi lënde narkotike “heroinë”.

Hetimet dhe gjykimi

gezim cela, drogaNga hetimi nisur gjatë vitit 2014, Prokuroria për Krime të Rënda kishte krijuar dyshime se shtetasi Gëzim Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm  shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.
Para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, në përputhje me nenin 403 e vijues të Kodit të Procedurës Penal, mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar procedurën me gjykim të shkurtuar, pra vijimin e gjykimit me aktet në gjendjen që ishin aktet e prokurorit.
Kjo kërkesë u pranua nga ana e gjykatës, gjë e cila u krijon mundësi të pandehurve të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit, nëse shpallen fajtor.
Për këtë arsye, në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon si dënim përfundimtar 13 vjet burgim për të pandehurin Gëzim Çela dhe 9 vjet për të pandehurin Realt Hysolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.