Plagosja te “Don Bosko”, gjykata liron dy, lë njërin në burg për...

Plagosja te “Don Bosko”, gjykata liron dy, lë njërin në burg për përplasjen me armë

106
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranes dha sot masat e sigurisë në ngarkim të tre personave të arrestuar për përplasjen me arme të ndodhur të premten në zonën e “Don Boskos”.
Sipas kërkesës së bërë edhe nga organi i akuzues, Kreshnik Budlla ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat, ndërsa Rinald Budlla dhe Alfred Levani kanë marrë masën detyrim paraqitjeje, të akuzuar për moskallëzim krimi.
Sipas hetimeve të deritanishme Prokuroria dyshon se shkëmbimi i zjarrit ka ardhur për prishjen e pazareve të drogës në Itali dhe Spanjë, ku Kreshnik Budlla kishte vuajtur dënimet. Prokuroria dyshon se Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke e marre atë të bashkëshortes Budlla, ka qenë objektivi i këtij atentati.
Ende nuk është zbardhur identiteti i dy personave me të cilët shkëmbeu zjarr Kreshnik Farruku (Budlla). Në këtë ngjarje mbeti e plagosur 29-vjeçarja Rezarata Laknori që ndodhej së bashku me bashkëshortin dhe fëmijën në lokalin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit.
Mes tyre janë shkëmbyer 12 plumba me tre armë të ndryshme, ku edhe janë sekuestruar 12 gëzhojat në verandën e lokalit dhe ne rrugën pranë tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY