Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Antimafia italiane: Hashashi nga Shqipëria ia la vendin heroinës e kokainës

20/07/2015
Antimafia italiane: Hashashi nga Shqipëria ia la vendin heroinës e kokainës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Frenimi i dërgimit të tonelatave hashash nga Shqipëria, ia ka lënë vendin gëlimit të heroinës, këtij “biznesi të vjetër”. Kohët e fundit, autoritetet italiane kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të kësaj droge. Por shqiptarët po shfaqin zotësi edhe për të sjellë sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, shkruan gazeta “Ship”. Më konkretisht, zyrtarë të nivelit të lartë të përtej Adriatikut, flasin për aksin Shqipëri – Pulia, i shndërruar në kanal furnizimi për heroinë, drogën që po bëhet trend dhe modë, për shkak të çmimit.

Bashkëpunimi i bandave shqiptare
Një mori rastesh të bllokimit të sasive të drogës të nisur nga brigjet shqiptare, i bën specialistët të besojnë se bandat kriminale brenda vendit e kanë zgjeruar bashkëpunimin me Ndragetën, kurse vrasjet apo plagosjet me motiv prishjen e pazareve të drogës shtojnë dyshimet se Kamorra, prej kohësh ka hedhur tentakulat në këtë pjesë të Ballkanit.
Vetë raporti i Antimafies italiane, që përmblidhte aktivitetin kriminal të viteve 2013 dhe 2014, publikuar në muajt e parë të këtij viti, fliste edhe për shtim të fluksit të mbërritjes së kokainës drejt bregdetit të vendeve të Ballkanit, si Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia.
Nga ana tjetër, raporti analizon edhe faktin që kriza ekonomike ka përfshirë edhe përdoruesit e drogës, të cilët nuk e përballojnë çmimin prej 50 euro për një gram kokainë, ndaj i janë kthyer dozave me heroinë, ku grami nuk shkon më tepër se 25 euro.

Shqiptarët “tregtarë shumice” të drogave të forta
Në pikën e tretë, Raporti i Antimafies italiane, analizon organizatat kriminale shqiptare, si një ndër tre polet kyçe dhe për shkak se 14 për qind e të burgosurve atje janë shqiptarë.
“Rruga e Ballkanit u fitua me anë të trafikut të drogës drejt Europës Perëndimore, ku shqiptarët kanë lidhje me trafikantët e vendeve të origjinës, në njërën anë, dhe në anën tjetër me zhvillimet e reja të marrëdhënieve me trafikantët në Spanjë, Holandë, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe”, citon raporti.
Raporti specifikon se serbo-malazezët kanë struktura thuajse paramilitare për kokainën, por përfshirja e shqiptarëve në trafik ka bërë që të rishikohen rrugët e sjelljes së kësaj droge nga Amerika e Jugut drejt Europës.
Fraza, me të cilën Antimafia italiane, përmbyll kapitullin e kokainës së shqiptarëve është, “Droga u jepet hua afrikanëve, që e shpërndajnë shpejt, kurse shqiptarët merren vetëm me ngarkesa të mëdha dhe shitje me shumicë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.