Si të hani panine në drekë pa shtuar peshë

Si të hani panine në drekë pa shtuar peshë

87
0
Shares

Këshilla – Kur vini ndonjë kile më shumë, mendja ju shkon direkt te moskonsumimi i bukës … dhe bëni mirë. Por problemi qëndron kur ju mbërthen “nepsi” apo kur nuk keni kohë të përgatisni diçka tjetër më të shëndetshme! Më poshtë ju tregojmë se si të drekoni duke përfshirë edhe paninet pa u shëndoshur

Kush ha jashtë shtëpie, e di se heqja dorë nga ngrënia me komoditet e një panineje të shijshme është e pamundur dhe sidomos kur nuk ekziston koha dhe mënyra për të konsumuar një vakt të ngrohtë dhe të shëndetshëm. Megjithatë ekziston një zgjidhje për të qëndruar në formë edhe duke ngrënë panine.

Zgjedhja e llojit të panines
Para së gjithash e rëndësishme është zgjedhja e llojit të panines. Një zgjidhje e mirë është ajo e versionit integral ose thekër, me më pak kalori se buka e bardhë. Kjo e fundit shpeshherë bëhet me yndyra të ngopura ose të hidrogjenizuara, sheqer, kripë ose aditivë të tjerë për të rritur shijen dhe për të zgjatur konservimin. Në këtë mënyrë, metabolizmi ynë ngadalësohet dhe glicemia, për shkak të mungesës së fibrave, pëson një pik.
Në ndryshim nga buka e bardhë, ajo integrale, falë përmbajtjes së lartë të fibrave rrit ndjenjën e ngopjes dhe redukton thithjen e yndyrave, sheqernave dhe kolesterolit. Ndërkohë, mos harroni se paninja apo buka e ngrohtë, provokon fryrjen në bark.
Nxehtësia në fakt, riaktivizon majanë, të cilën sapo e gëlltisni nëpërmjet bukës ose panines, ajo vazhdon të rritë fermentimin te zorrët. Kështu që mos e ngrohni paninen në ngrohësen e posaçme ose më mirë akoma blini panine pa përmbajtje majaje.

Me çfarë mund ta konsumoni dhe me çfarë jo
Ndërkohë që çështjen e zgjedhjes së llojit të panines e zgjidhëm, fokusohuni se me çfarë do ta shoqëroni atë gjatë ngrënies. Llojet e produkteve nga të cilat duhet të hiqni dorë janë: gjalpi, majoneza dhe lloje të ngjashme me to. Janë absolutisht të panevojshme, sepse kuptohet shtimi i tyre në mes të panines do ta bënte atë superkalorike. Sigurisht ju mund t’ia bëni edhe pa to. Në vend të tyre më mirë zgjidhni salca me pak kalori ose proshutë pa yndyrë.
Shumë i mirë është edhe salmoni, i cili është i pasur me Omega3. Po kështu edhe veza e zier është e duhura për t’u shijuar në panine.
Për sa i përket djathit, mund të zgjidhni atë me më pak kalori. Është lehtësisht i dallueshëm në rast se e blini të paketuar, përndryshe pyesni në detaje shitësin e mirëfilltë të bulmetrave. Për t’u shtuar janë edhe perimet e ziera ose ato të bëra në avull, domatet e freskëta të prera në feta të holla.
Gjithashtu, në përgatitjen e panineve mund të shtoni edhe lloje të ndryshme të farave, sepse ato janë të pasura me yndyra të mira, ndërkohë që janë edhe shumë të shijshme. Përveçse janë të mira për shikimin, farërat janë aleat pra i një diete dobësimi.
Ato të susamit, të kungullit, të avokados dhe arrat, të pranishme në disa lloje paninesh, përmbajnë yndyra të tretshme, të cilat ulin kolesterolin dhe mbrojnë zemrën.

Përtypja e ushqimit
Një tretje e mirë varet nga një përtypje e mirë e ushqimit. Përtypja e mirë e ushqimit, përveçse e thërrmon atë, shërben edhe për ta përzier me pështymën (ne prodhojmë gati një litër në ditë). Pështyma përmban kripëra minerale që neutralizojnë aciditetin e ushqimeve. Por të mësohesh të përtypësh mirë dhe gjatë është e nevojshme edhe për një arsye tjetër: sa më shumë ta mbani ushqimin në gojë, aq më shumë rritet ndjenja e ngopjes. Dhe linjat të falënderojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY