Në Brandenburg të Gjermanisë nuk ka hapësira banimi për azilkërkuesit, ndaj ata janë vendosur në çadra.
Mbizotëron një i nxehtë i tmerrshëm në çadra… 14 shqiptarë jetojnë dhe flenë këtu.
Një shqiptar 31-vjeçar, që jeton prej dhjetë ditësh këtu, thotë, “Në mëngjes të gjitha rrobat janë të lagura nga vapa e padurueshme. Na duket sikur jemi ushtarë”.
Megjithatë ai sërish kërkon një shans për të jetuar në Gjermani.
Vërtetë në Shqipëri nuk ka luftë, por ai thotë se, “Edhe nëse atje nuk bien bomba, sërish situata është e padurueshme”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/