Aksident në aksin rrugor Milot-Laç, plagosen 3 persona

Aksident në aksin rrugor Milot-Laç, plagosen 3 persona

62
0
Shares

Aksident me 3 të plagosur rëndë në aksin rrugor Milot-Laç Një aksident me tre persona të plagosur rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në aksin rrugor Milot-Laç.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur: shtetasi E. Ll., 27 vjeç, banues në Milot, drejtues i makinës “Suzuki” me targë AA446CU, si dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja J. Ll., 28 vjeçe. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi P. D., 60 vjeç,  banues në Thumanë të Krujës.
Mësohet se tre personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmë mjekësore në spitalin e Kurbinit dhe më pas janë nisur për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY