Shkodër, arrestohet sepse hiqej si punonjës i OSHEE dhe kërcënonte me pistoletë

Shkodër, arrestohet sepse hiqej si punonjës i OSHEE dhe kërcënonte me pistoletë

61
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot shtetasin Ridvan Dibra, 46 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit se hiqej si punonjës i “OSHEE” dhe kryente kontrolle nëpër banesa.
Në polici kallëzimi është bërë nga shtetasi me inicialet B. B., 42 vjeç, banues në Shkodër.
Mësohet se shtetasi Ridvan Dibra ka qenë në banesat e disa shtetasve në Lagjen “Kongresi i Permetit”, duke u prezantuar si punonjës i “OSHEE” dhe kur është zbuluar nga ana e personit që denoncoi, së bashku me përgjegjësin e “OSHEE”, shtetasin G. V., Dibra i ka kanosur banorët me një pistoletë të vogël dhe është larguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY