Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: E turpshme, nuk kemi refugjatë nga Iraku...

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: E turpshme, nuk kemi refugjatë nga Iraku e Siria, por kemi nga Kosova e Shqipëria

51
0
Shares

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière në një intervistë për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë që është e “papranueshme” dhe një “turp për Evropën” që rreth 40 për qind e azilkërkuesve në Gjermani vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjermania këtë vit është ballafaquar sidomos me praninë e azilkërkuesve nga Kosova, Shqipëria por edhe Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, raporton Gazeta “Blic”.
De Maizière ka paralajmëruar që shteti gjerman do të fillojë të “reduktojë masovikisht” duke ndaluar edhe ndihmat financiare për azilkërkuesit nga Ballkani dhe në të njëjtën kohë ka bërë të ditur që vet shteti gjerman si shtet i pasur “nuk është aspak i ngarkuar” nga politika me refugjatët.
Sipas de Maizière një prej shkaqeve kryesore pse azilkërkuesit nga Ballkani po shkojnë në Gjermani janë ndihmat financiare. Ai i ka thënë FAZ-it që është duke e përgatitur një draft ligjor në cilin do të parashikohet zgjerimi i kategorisë së vendeve me prejardhje të sigurt.
Sipas de Maizière është abosolutisht e vetëkuptueshme pse njerëzit në Gjermani pyeten pse në vend të refugjatëve nga vendet me luftëra siç janë Iraku e Siria, Gjermanisë ia mësyjnë shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria.
“Kjo duhet të marrë fund”, ka thënë Ministri Thomas de Maizière.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY