Vorë, sherri në pishina për një femër, prangosen dy autorët e dyshuar...

Vorë, sherri në pishina për një femër, prangosen dy autorët e dyshuar për 1 vrasje dhe 4 plagosje

92
0
Shares

Polica ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen si autorë të një vrasje dhe katër plagosjeve një ditë më parë, në një kompleks pishinash në Vorë.
Burime zyrtare të policisë saktësuan se të arrestuarit janë Luan Shkalla 18 dhe R. V. 17 vjeç.
Ngjarja për të cilën janë arrestuar dy të rinjtë ka ndodhur mesditën e djeshme te një kompleks pishinash në Vorë.
Sipas policisë, viktima dhe katër të plagosurit kishin shkuar bashkë në pishina për të pushuar, ndërsa njëri prej tyre ka ngacmuar një vajzë, e cila ishte e njohura e autorit.
Ky ka shkuar të sqarohet me pesë të rinjtë për incidentin dhe aty çdo gjë ka përshkallëzuar në konflikt fizik.
Të plagosurit janë Lorenc Disha, vëllai i viktimës, G. Disha 15 vjeç, djali i xhaxhait, M. Kupa 23-vjeç dhe K. Doku, miq me viktimën.
Ata janë dërguar menjëherë pas ngjarjes në spital, së bashku me viktimën. Fatkeqësisht, 19-vjeçari Klevis Disha, banues në Nikël të Krujës,  nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa katër të plagosurit e tjerë, gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Pritet që ndaj dy të rinjve të arrestuar, të shprehet gjykata për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY