Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vetëvrasja e studentes, enigmë vajza me emrin “Xhoi” që “i theu zemrën” 20-vjeçares

16/07/2015
Vetëvrasja e studentes, enigmë vajza me emrin “Xhoi” që “i theu zemrën” 20-vjeçares
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ndërsa hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të motiveve të vetëvrasjes së studentes 20-vjeçare, vajza me emrin “Xhoi”, e cila me refuzimin e dashurisë së saj ishte “shkaktarja” e ngjarjes së rëndë, nuk është identifikuar ende. Për grupin hetimor, kjo vajzë mbetet mister,  për aq kohë sa edhe shoqet e viktimës, me të cilat ajo ndante qiranë e shtëpisë në Tiranë, nuk e njihnin dhe nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë emrin e saj.
Tri vajzat, bashkëmoshatare të Ida Xherahut, po ashtu studente tek Inxhinieria e Ndërtimit, janë shoqëruar dje për t’u marrë në pyetje nga grupi hetimor. Nga dëshmia e tyre nuk është zbuluar asgjë në lidhje me identitetin e vajzës, që duket se është bërë shkak për vetëvrasjen e studentes.
Burime nga Policia thanë se asnjëra prej tri vajzave të pyetura nuk kishte dijeni për lidhjen, apo dashurinë e fshehtë të shoqes së tyre për një femër tjetër.
Madje, ato kanë pohuar para oficerëve të Policisë se Ida u kishte folur asaj për një lidhje që kishte me një djalë, të cilin nuk e kishin takuar asnjëherë. Vajzat kanë deklaruar se shoqja e tyre ishte shumë e qetë, e dashur dhe që nuk u kishte lënë asnjëherë të dyshonin se ajo mund të kryente një veprim të tillë.
“Ne e dinim që ajo kishte një lidhje dashurie, por me një djalë. Nuk e kishim idenë që ajo mund të pëlqente femrat, të paktën jo në këtë formë”, janë shprehur vajzat.
Ndërsa kanë shtuar se pavarësisht se ajo u kishte thënë se dilte me një djalë, të cilin e kishte të dashur, asnjëherë nuk u kishte folur për të dhe nuk ua kishte thënë as emrin e tij.
“Nuk e dimë emrin e djalit që ajo thoshte se e kishte të dashur. Nuk na e kishte thënë, madje as nuk na e kishte prezantuar, siç na ndodh ne të tjerave që të takohemi ndonjëherë edhe si çifte. Por që të dashuronte një vajzë, këtë nuk e kishim menduar asnjëherë dhe as nuk na e kishte lënë të dyshonim për këtë”, kanë deklaruar tri shoqet e viktimë, të cilat pas deklarimeve janë lënë të lira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.