Shqiptarët rrugë të reja emigrimi drejt Gjermanisë, policia aeroportuale e Frankfurtit nuk...

Shqiptarët rrugë të reja emigrimi drejt Gjermanisë, policia aeroportuale e Frankfurtit nuk përballon dot fluksin

149
0
Shares

Policia gjermane bëri të ditur me anë të një deklarate për shtyp se brenda një dite janë arrestuar 70 azilkërkues shqiptarë në një aeroport të vetëm. Ndalimet u kryen në aeroportin e Frankfurt-Hahn.
Kjo është hera e parë që arrestohet një numër kaq i madh azilkërkuesish që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Gjermani. Një grup prej 52 personash u ndalua në një avion që erdhi nga Shkupi, ndërsa një tjetër grup me 17 persona u ndalua në linjën Selanik-Frankfurt.
Sipas policisë gjermane hyrjet ilegale nuk përbëjnë vetëm një rekord të ri. Për herë të parë është zbuluar edhe një rrjet i organizuar kaq mirë. Shtetasit shqiptarë që vitizojnë Gjermaninë kanë vetëm të drejtën për turizëm dhe në momentin që ata kërkojnë azil, kushtet të vizës automatikisht konsiderohen të shkelura. Kjo është arsyeja përse azilkërkuesit shoqërohen në polici dhe janë të detyruar të regjistohen para se të nisen drejt kampeve të azilit.
Policia në aeroportin e Frankfurtit nuk është mësuar me një fluks kaq të lartë azilkërkuesish. Frankfurt-Hahn është aeroporti i trembëdhjetë për nga madhësia në Gjermani dhe transporton rreth 2.5 milionë pasagjerë në vit. Numri i lartë erdhi aq papritur, saqë policia u detyrua të kërkojë përforcime për të përballuar situatën.
Sipas Karl Shilling, shefi i policisë në aeroport, u kërkuan përforcime nga kolegët të policisë lokale për të siguar përpunimin e shpejtë të rasteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY