KLD, shkarkon një gjyqtare dhe paralajmëron një tjetër

KLD, shkarkon një gjyqtare dhe paralajmëron një tjetër

54
0
Shares

Një mbledhjeje me dyer të mbyllura që ka zgjatur 6 orë i është dashur Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të vendosur shkarkimin e gjyqtares Elona Gjoka, për shkak të shkeljeve të rënda në detyrë.
Mbledhja u drejtua nga Presidenti Bujar Nishani, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i KLD-së.
Kërkesa erdhi nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
Gjytarja Gjoka, ishte proceduar edhe herë tjetër me transferim nga gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, në një gjykatë e nivelit më të ulët, në atë të Kavajës.
Pas kësaj mase, erdhi e sotmja, e shkarkimit nga detyra për shkelje të rënda që cenojnë figurën e gjyqtarit.
Në mbledhjen e sotme ku ishte parashikuar pikërisht të merreshin në shqyrtim procedimet disiplinore është vendosur gjithashtu vërejtje me paralajmërim për gjykatësin e gjykatës së Shkallës ssë parë të Beratit, Shyqyri Çobo.
Gjithashtu, KLDi vendosi delegimin e përkohshëm në detyrën e kryetares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Në përfundim të mbledhjes së sotme, KLD bëri të ditur se për 10 vendet vakante të magjistratëve, emërimet do të bëhen në mbledhjen e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY