Polica e Durrësit ka finalizuar operacionin antidrogë, i koduar “Imbarkimi ”, në përfundim të të cilit janë sekuestruar në Portin e këtij qytetit, 9 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, mësohet se nga ana e Seksionit për Narkotikët në këtë drejtori, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, dje, gjatë imbarkimit të tragetit “Bari” të linjës Durrës – Bari, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Specialistët e Antidrogës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Aleks Gjergji 39 vjeç,banues ne Lushnjë.
Arrestimi i tij,u bë sepse, ndërsa do të udhëtonte për në Itali me një automjet tip Ford “Focus” me targa AA 536 LH, drejtuesi i mjetit dhe pasi u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në kroskotin e makinës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 17 pako të mbështjella me qese celofani e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 9 kg.
Në sajë të veprimeve të mëtejshme nga Specialistët për Narkotikët u bë e mundur dokumentimi i plotë i ngjarjes ku u arrestua edhe shtetasi, Luan Veçani 59 vjeç,banues në Lushnjë, gjithashtu i implikuar. Ai ishte pronari i automjetit,i cili ndodhej edhe në makinë gjatë kontrollit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë,për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Të arrestuar
Aleks Gjergji 39 vjeç,banues në Lushnjë
Luan Veçani 59 vjeç,banues në Lushnjë
Provat materiale të sekuestruara
• 17 pako lëndë narkotike e llojit heroine me peshë rreth 9 kg;
•automjeti tip Ford “Focus” me targa AA 536 LH;
• rreth 1000 €;
• 3 telefona celularë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/