DOSJA/ Zbulohet skema se si Admir Tafili porosiste vrasjet nga burgu dhe...

DOSJA/ Zbulohet skema se si Admir Tafili porosiste vrasjet nga burgu dhe si organizoheshin ato

418
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka hedhur dritë mbi skemën e funksionimit të grupit të strukturuar, i cili merrte porosi nga Admir Tafili në burg dhe realizonte vrasjet kundrejt pagesës.
Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në bazë të informacioneve të referuara dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është arritur të krijohen dyshime të arsyeshme bazuar në prova se disa persona, të drejtuar nga shtetasi Admir Tafili, i cili gjendet i dënuar me burgim të përjetshëm, janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal që kanë kryer vrasje me pagesë.

Dyshimet për akte kriminale
Të gjithë këta persona,  Admir Tafili, Alfred Qefalia, Elson Merdani, D. P dhe Ardian Ozuni, dyshohet se kanë organizuar dhe ekzekutuar vrasjen ose vrasje të mbetur në tentativë në të paktën 3 raste.
Në një rast, qëllimi i grupit kriminal është finalizuar, me vrasjen e shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në Shkodër.
Po ashtu, ky grup ka tentuar, por nuk ka mundur ta vrasë shtetasin Edmond Çakmashi në Elbasan (është plagosur rëndë).
Rasti i tretë lidhet me sigurimin e mjeteve dhe masave për vrasjen e shtetasit Leonard Murataj në Durrës. Ky atentat nuk është kryer. Shtetasi Murataj është vrarë disa kohë më vonë, por deri në këtë fazë të hetimit nuk është provuar që vrasja është kryer nga ky grup personash.
Fillimisht, këta shtetas dyshoheshin se mund të ishin organizatorë të disa shpërthimeve me tritol ose të mbetura në tentativë, të ndodhura në datën 10. 02. 2015 në Tiranë (Ndaj farmacisë dhe automjetit të babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri). Por, nga hetimi i deritanishëm, nuk është arritur të provohej se këta shtetas kanë lidhje me këto shpërthime dhe për dy prej atyre episodeve aktualisht Prokuroria për Krime të Rënda po heton në gjendje “arresti me burg” disa shtetas të tjerë.
Gjithsesi, në vijim të hetimeve, u arrit të zbulohej ky grup, i cili merrte porosi dhe kryente vrasje kundrejt pagesave.
Ndërkohë, krahas hetimit për këtë grup kriminal, janë krijuar dyshime të arsyeshme se edhe disa shtetas të tjerë janë përfshirë në disa vepra të ndryshme të tjera kriminale me personat e mësipërm.
 
Hetimet zbardhin mekanizmin e krimeve
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, deri në këtë fazë, mësohet se në datën 16. 02. 2015 është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristi Pine pasi është person me precedent të mëparshëm penal. Ai dyshohet si autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura  në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe se gjatë kontrollit të banesës dhe një ambienti në pronësi të tij i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe disa fishekë luftarakë. Disa nga këto krime i ka kryer dhe në bashkëpunim me shtetasin nën hetim Alfred Qefalia.
Gjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda, janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se shtetasi Kristi Pinë ka kryer disa vrasje kundrejt pagesës, të porositura nga ana e shtetasi Admir Tafilaj (i dënuar me burgim të përjetshëm), me të cilin është njohur gjatë kohës që ka vuajtur dënimin me burg në IEVP, Bradashesh-Elbasan. Gjithashtu, hetimi ka arritur të krijojë mekanizmin e kryerjes së këtyre krimeve, si dhe vendin e fshehjes së armëve të krimit, lidhjet kriminale, personat që kanë dijeni në lidhje me këto krime.
Nga hetimi janë krijuar dyshime të forta se vepra penale “Vrasjes me paramendim” kundër shtetasit Ibrahim Mani, është kryer nga shtetasit nën hetim Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe D. P. Po ashtu, janë krijuar dyshime mbi bazën e provave se vepra penale “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë të shtetasit Edmond Cakmashi” është kryer nga shtetasit nën hetim Ardian Ozuni, Alfred Qefalia, Ardian Tafilaj dhe Kristi Pine. Gjithashtu, vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale pëer tëe kryer vrasje” të shtetasit Leonard Murataj, është kryer nga shtetasit nën hetim Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani.
Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar bindjen se shtetasit nën hetim Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani, D. P., Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Aleksandër Gora në bashkëpunim të qëndrueshëm midis tyre për një periudhë prej disa muajsh kanë kryer disa vepra penale, kundrejt pagesës, pra me qëllim përfitimet materiale, duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjykata, lë në burg të burgosurit
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i është drejtuar gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në kuadër të këtij procedimi, për disa shtetas, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata për Krime të Rënda. Për pasojë, është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, Admir Tafili (dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të tjera penale), Alfred Qefalia (aktualisht, i dënuar nga gjykata e Korçës për ndihmesën ndaj Tafilajt dhe disa të tjerëve për arratisje nga burgu në nëntor 2013), Elson Merdani, arrestuar nga Policia në kuadër të këtij procedimi, D. P dhe
Ardian Ozuni, i cili gjendet i arrestuar në Itali, si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike (kokainë).
Ndërkohë, për këtë procedim, prej disa muajsh gjenden nën masën e sigurisë “arrest me burg” edhe shtetasit Kristi Pine dhe Aleksandër Gora.

Nën masën e sigurisë “arrest në burg”

1. Admir Tafili (dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të tjera penale)
2. Alfred Qefalia (aktualisht, i dënuar nga gjykata e Korçës për ndihmesën ndaj Tafilajt dhe disa të tjerëve për arratisje nga burgu në nëntor 2013)
3. Elson Merdani, arrestuar nga Policia në kuadër të këtij procedimi
4. D. P.
5. Ardian Ozuni, gjendet i arrestuar në Itali, si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike (kokainë)
6. Kristi Pine
7. Aleksandër Gora

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Arrestohen_anetaret_e_fundit_te_bandes_se_Admir_Tafilit_4809_1.php

Si edhe …

/web/PROFILI_I_BAND_S_Vrasje_me_pagese_gjoba_bizneseve_shites_dhe_transportues_drogash_4810_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY