Tom Doshi kërkesë Gjykatës së Lartë: Prokuroria të detyrohet të administrojë provat...

Tom Doshi kërkesë Gjykatës së Lartë: Prokuroria të detyrohet të administrojë provat që implikojnë Spartak Brahon

48
0
Shares

Deputeti Tom Doshi, kërkon nga Gjykata e Lartë që të detyrojë Prokurorinë të marrë dhe administrojë disa prova të kërkuara prej tij.
Në mesin e provave, Doshi kërkon administrimin e kamerave të aeroportit të Hanoverit në Gjermani, ku pretendon se deputeti Spartak Braho është takuar me vëllanë e Fatjon Skënderit. Ky i fundit, është akuzuar nga deputeti si personi që ka ndërmjetësuar mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe vrasësit Durim Bami. Përveç kësaj prove, deputeti shkodran kërkon edhe ballafaqimin më ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Artan Didi dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, kërkesa këto të rrëzuara nga Prokuroria.
Në orën 12:00 është parashikuar shqyrtimi i këtyre ankesave të deputeti Doshi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY