MAS nuk miraton kuotat dhe tarifat e propozuara nga universitetet

MAS nuk miraton kuotat dhe tarifat e propozuara nga universitetet

69
0
Shares

Ministria e Arsimit dhe Sportit kishte deklaruar se në mbledhjen e sotme, 15 korrik, do të kalonin dhe kuotat dhe tarifat e studimit për vitin e ri akademik 2015-2016, por ditën e djeshme zyra e shtypit e MAS, zyrtarizoi, se kuotat nuk do të jenë në mbledhjen e sotme, por do të kalojnë në mbledhjen e javës tjetër.
Propozimet e kuotave dhe të tarifave të studimit që bëjnë universitetet publike i dërgojnë në Ministri të Arsimit, MAS bën ndryshimet dhe propozimet e veta dhe i dërgon për miratim në Këshillin e Ministrave.
Ndërkohë, mësohet se Universiteti i Tiranës ka propozuar rreth 5000 kuota për vitin e ri akademik 2015-2016.
Sa i përket tarifës, Senati Akademik i UT nuk ka kërkuar rritje të tarifave të studimit, por ka propozuar tarifat e një vitit më parë, të cilat u miratuan nga qeveria. Tarifa minimale në disa fakultete të Universitetit të Tiranës është 25.000 lekë, ndërkohë që maksimalja është 40.000 lekë.
Vitin e shkuar për Universitetin e Tiranës u bë një unifikim i tarifës së studimit, pasi dy fakultete, ai i Gjuhëve të Huaja dhe i Shkencave të Natyrës kishin tarifa minimale prej 15 mijë lekësh dhe për vitin akademik 2014-2015 tarifa e shkollimit për studentët e rinj u bë 25 mijë lekë.

Propozimet e Senatit Akademik të universitetit të Tiranës

Fakulteti i Shkencave të Natyrës – janë propozuar 1200 kuota

Informatika – 300 kuota
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi – 200 kuota
Degët e tjera – 90 deri në 120 kuota
Tarifa e shkollimit në këtë fakultet për të gjitha degët është 25.000 lekë

Fakulteti i Ekonomisë – janë propozuar 1170 kuota

Administrim-Biznesi – 400 kuota
Financa – 400 kuota
Tarifa e shkollimit në këtë fakultet për të gjitha degët është 35.000 lekë


Fakulteti i Drejtësisë – janë propozuar 600 kuota

Tarifa e shkollimit në këtë fakultet për të gjitha degët është 40.000 lekë


Fakulteti Shkencave Sociale – janë propozuar 550 kuota

Psikologji – 100 kuota
Punë Sociale – 100 kuota
Administrim dhe Politika Sociale – 100 kuota
Degët e tjera – 80 deri 90 kuota secila
Tarifa e shkollimit në këtë fakultet për të gjitha degët është 40.000 lekë


Fakultetin e Histori Filologjisë – janë propozuar 500 kuota

Tarifa e shkollimit në këtë fakultet për të gjitha degët është 30.000 lekë

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – janë propozuar 800 kuota

Gjuha Angleze – 200 kuota
Gjuha Italiane – 125 kuota
Gjuha Frënge – 125 kuota
Gjuha Gjermane – 125 kuota
Tarifa e shkollimit në këtë fakultet për të gjitha degët është 25.000 lekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY