Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Greqi, orë dramatike, tension brenda dhe jashtë Parlamentit

15/07/2015
FOTO/ Greqi, orë dramatike, tension brenda dhe jashtë Parlamentit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tensionet në sallën e Parlamentit grek me zërat pro dhe kundër marrëveshjes së arritur me huadhënësit ndërkombëtarë, janë reflektuar më së shumti në rrugët dhe sheshin pranë godinës.
Qindra qytetarë grekë janë mbledhur për të protestuar kundër votimit të masave shtrënguese në sheshin “Sintagma”.
Protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gurë dhe molotov në drejtim të forcave të policisë, të vendosura përreth godinës së parlamentit.
Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestat.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, megjithëse intensiteti i përleshjeve ka rënë disi.
Ndërkohë, në sallën e Parlamentit, një prej deputëtëve të ekstremit të djathtë, Agimit të Artë ka grisur marrëveshjen  me ndërkombëtarët dhe copat e letrës i ka hedhur në drejtim të kryeministrit Tsipras.
Deputeti Ilias Kasiridhis ka folur me një gjuhë të ashpër ndaj marrëveshjes dhe kryeministrit Tsipras.
deputetiMë herët, kryeministri Tsipras u ka kërkuar deputetëve të tij mbështetjen për kalimin e marrëveshjes, në të kundërt qeveria rrëzohet.
“Nëse nuk më mbështesni sot, nesër nuk do të jem kryeministër. Ose bashkë me mua sot, ose nesër bie Qeveria e majtë!”, kanë qenë fjalët e fundit të kryeministrit Tsipras drejtuar deputetëve të partisë së tij.
“Kush më gjeti një zgjidhje tjetër që nuk do të ishte me pasoja katastrofike për popullin dhe unë nuk e bëra – le të ma thotë”, është shprehur ai.
Tsipras ka deklaruar se as falimentimi i çrregullt dhe as dalja e përkohshme 5-vjeçare e Greqisë nga Eurozona e planifikuar nga zoti Shcauble, nuk duhet të ndodhin.
Por nga ana e tij, grupi marksist brenda Radikalëve të Majtë, i drejtuar nga ministri i Energjetikës, Panagiotis Lafazanis karakterizon dilemën: “Marrëveshje ose katastrofë”, si dy alternativa që terrorizojnë deputetët dhe se kjo dilemë nuk duhet marrë parasysh.
Kanë qenë të shumta publikimet e orëve të fundit për ministrin në fjalë, sipas të cilave ka propozuar konfiskimin e 22 milionë eurove që ndodhen në Bankën e Greqisë dhe qarkullimin e një monedhe të re kombëtare, duke dalë nga Eurozona.
Marrëveshja për një paketë ndihme prej 86 miliardë eurosh duhet të miratohet nga Parlamenti i Greqisë brenda mesantës së të mërkurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

Dhunë e policisë në oborr të shtëpisë, suvatoi pa leje murin që po binte. E rrahën në sy të fëmijës

03/09/2026
ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.