Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë diskutuan dhe ranë dakord ministrat e Jashtëm Bushati e Kotzias për kufirin detar, ligjin e luftës dhe çështjen çame

15/07/2015
Çfarë diskutuan dhe ranë dakord ministrat e Jashtëm Bushati e Kotzias për kufirin detar, ligjin e luftës dhe çështjen çame
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ministrat e Jashtëm shqiptarë e grekë, respektivisht Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, duket se e kishin bërë me fjalë, që “të ndanin” përgjigjet, për çështjet e ndjeshme që historikisht kanë qenë barriera të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ndërsa të dy pranuan se këto çështje kanë qenë objekt të diskutimeve në takimin e tyre të sotëm, përballë interesimit të gazetarëve, ministri Bushati, “sqaroi”, problemin e kufirit detar, ndërsa homologu i tij Kotzias, “sqaroi” problemet e “ligjit të luftës” dhe “problemin çam”

Kufiri detar
I pyetur nga një gazetar grekë për dy standarde, që Shqipëria ka ndjekur me përcaktimin e kufirit detar me Italinë në vitin 1992, dhe (mos)përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, ministri i Jashtëm Shqiptar, e mohoi një gjë të tillë.
“Nga pikëpamja ekonomike nuk është e njëjta gjë për sa i përket kufirit detar mes Shqipërisë dhe Italisë, si me Greqinë. Sikurse nuk është e njëjta gjë edhe për përcaktimin e kufirit mes Greqisë dhe Italisë, sikurse me Shqipërinë”, u shpreh Bushati, i cili pranoi se kjo është një nga temat e diskutuara me homologun Kotzias.
Për sa i përket përcaktimit të kufirit detar Shqipëri-Greqi, Bushati sqaroi se është rënë dakord që kjo të bëhet nga ekspertët dhe grup-ekspertë. Dhe sipas tij, në qoftë se nuk arrihet në një konkluzion të përbashkët, atëherë do të bëhet sipas të drejtës ndërkombëtare, përcaktimi i këtij kufiri.
“Për ne duhet të jetë një zgjidhje e bazuar në të drejtën ndërkombëtare, por jo si precedentë të konsideruar të ngjashëm apo jo. Është një zgjidhje që ne dy ministrat dëshirojmë të vij nga ekspertët dhe grup ekspertët. Në qoftë se ekspertët nuk arrijnë në një pikë të përbashkët e drejta ndërkombëtare do të na shërbejë për zgjidhjen e kësaj çështje”, sqaroi Bushati.
“Ne kemi interes strategjik për zgjidhjen si edhe Greqia, sepse kemi parasysh konceptet ekonomike dhe konceptet evropiane për makro rajonin”, shtoi Bushati.

Ligji Luftës
Për ministrin e Jashtëm grekë, Nikos Kotzias, ligji i luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, nuk ekziston.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve shqiptarë për këtë çështja, ministri Kotzias sqaroi se, “Shqipëria dhe Greqia kanë ura të rëndësishme miqësie, të cilët janë emigrantët shqiptarë në Greqi si dhe minoriteti grekë që jeton prej shumë vitesh me Shqipëri. Në këtë kontekst, ne mendojmë se nuk ekziston ligj lufte me Greqinë. Bashkëpunimi në NATO, na bënë jo vetëm miq, por edhe partnerë, aleatë.  Kuptoj që kjo mënyre e leximit tonë nuk është e njëjtë me leximin e palës shqiptare. Me marrëveshjet e ardhshme, do të konfirmojmë heqjen e ligjit të luftës”, deklaroi Kotzias.
Në vijim të sqarimit të tij, ministri grekë shtoi se “Çështjet e pronësisë, nuk duhet ët minojnë miqësinë tonë, por çdo kush mund ti drejtohet gjykatave greke për problemet me pronat në Greqi, në bazë edhe të drejtës ndërkombëtare”.

Çështja Çame
Edhe për çështjen çame, sqarimi i ishte lënë si “detyrë” ministrit grekë.
Por ndryshe nga çështje për ligjin e luftës, për çështjen çame Kotzias, ishte shumë racional, por edhe i përgjithshëm.
“Të mos mbetemi peng të historisë. Ne duam të ndërtojmë me Shqipërinë të ardhmen”, u shpreh ai ër këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.