Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

STUDIMI/ Sëmundja e diabetit, këshillat dhe masat për parandalimin e rënies së aftësisë njohëse

14/07/2015
STUDIMI/ Sëmundja e diabetit, këshillat dhe masat për parandalimin e rënies së aftësisë njohëse
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një studim i ri, i kryer në harkun kohor të 2 viteve,  i publikuar në revistën “Neurologji” në Amerikë,  tregon se njerëzit me diabet tip 2 demonstrojnë një rënie të aftësisë njohëse dhe aftësisë për të kryer aktivitetet e përditshme me kalimin e viteve.
Autorët e studimit janë shprehur për “Haffington Post” në lidhje me rezultatet e studimit.
Rënia  e aftësisë njohëse sipas autorëve të studimit, lidhet me dëmtimin e aftësisë për të rregulluar rrjedhjen e gjakut në tru, pjesërisht për shkak të inflamacionit, i cili është një komponent i zakonshëm tek njerëzit  me diabet të  tipit 2.
diabet2Në kushte normale, truri shpërndan gjakun e nevojshëm në zonat e rritjes së aktivitetit nervor, ndërsa  në individë diabetik, ky proces bëhet i paaftë.
“Ne kemi treguar se njerëzit me diabet, nuk e rregullojnë dot fluksin e  gjakut në tru”, u shpreh autori kryesor i studimit, Dr. Vera Novak i Shkollës Mjekësore të Harvardit.
Për të realizuar studimin, hulumtuesit rekrutuar 65 burra dhe gra me një moshë mesatare prej 66 vjeç, gjysma e të cilëve kishin diabet tip 2 dhe gjysma tjetër ishin të shëndetshëm.
Pjesëmarrësve iu bënë një sërë testesh që lidhen me kujtesën, teste këto të cilët pacientt iu nënshtruan në fillim të studimit e në fund të tij dy vjet më vonë, për të parë kështu ndryshimet e mundshme.
Atyre gjithashtu iu bë skanimi i trurit, për të matur volumin e trurit dhe rrjedhjen e gjakut e iu morën analizat e gjakut për të matur inflamacionin  dhe kontrollin e sheqerit në gjak.
diabet3Nga studimi i kryer, disa nga gjetjet kryesore ishin:
Pas dy vitesh, njerëzit me diabet treguan dëmtime në aftësinë e tyre për të rregulluar rrjedhjen e gjakut në tru se sa njerëzit pa diabet.
Në mesin e pjesëmarrësve me diabet, rezultatet në të menduarit dhe në kujtesës kishin ardhur duke u ulur, me një mesatare prej 12 për qind,  ndërsa rezultatet e testit të pjesëmarrësve pa diabet qëndruan të njëjtë në 55 për qind.
Nivelet më të larta të inflamacionit u lidhen me vështirësi të mëdha në  rregullimin e rrjedhjes së gjakut. Ata me nivelet më të larta të dëmtimit  të rrjedhjes së gjakut, në fillim të studimit kishin më shumë vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
dibaet4“Të gjitha këto sjellin tek të sëmurët diabetikë performancë të keqe  në aktivitetet e përditshme, kujtesë të keqe,  e një sërë pasojash të tjera”, u shprehën studiuesit për “HuffingtonPost”.
Ky është studim i  fundit për të vëzhguar lidhjen mes diabetit dhe rënies së aftësisë njohëse.
Studiuesit shpresojnë që këto rezultate do të përdoren një ditë për të hartuar trajtime më të mira për këtë problem.
Ato theksojnë që studimet e shumta në këtë fushë duhet të gjenerojnë praktika të reja për ta parandaluar problemin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.