Në foto, vinci nga ku u hodh i riu
Një i ri i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme teksa u hodh nga lartësia 30 metra e një vinçi.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:10 minuta të mbrëmjes së sotme në lulishten afër Parlamentit ku po ndërtohet një godinë e re nëntëkatëshe, përballë selisë së vjetër të PD-së.
Trupi i viktimës gjendet akoma në rrugë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca dhe forcat e policisë.
Në foto vendi ku ka rënë i riu
Të dhënat e para flasin se viktima mund të jetë i huaj e përkatësisht anglez. Nuk dihen ende arsyet e hedhjes së tij nga vinci.
Pak vite më parë, një tjetër person tentoi të hidhej nga vinci por në lartësinë 60 metra nga kulla ngjitur me vendin ku sot u hodh i riu fatkeq. Ai u tërhoq nga vetëvrasja pas negociatave me policinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/