Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tërhiqet Tsipras, arrihet marrëveshje për Greqinë

13/07/2015
Tërhiqet Tsipras, arrihet marrëveshje për Greqinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas 15 orësh bisedimesh në Samitin urgjent të vendeve të Eurozonës duket se më në fund palët kanë arritur një marrëveshje.
Ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë se në tavolinë është vendosur një draft-marrëveshje, detajet e të cilës janë ende të panjohura, kryeministri belg, Sharl Mishel, ka postuar në twitter se “më në fund ka një marrëveshje unanime!”.
“EuroSamiti arriti njëzëri marrëveshje. Gjithçka gati për një program ndihme për Greqinë me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkruajti Tusk duke iu referuar fondit të shpëtimit të eurozonës, i ashtuquajturi Mekanizmi Evropian i Stabilitetit.
“Liderët e zonës euro janë pranë një marrëveshjeje për një plan të ri ndihme për Greqinë”, shkruajti po sot në Twitter kryeministri i Luksmeburgut, Xavier Bettel.
Në një fundjavë që rrezikoi të ndajë Europën më dysh për shkak të qëndrimeve të rrepta dhe më liberale ndaj Greqisë, Kryeministri grek duket se u vendos me shpatulla pas murit dhe ka pranuar ultimatumin e Angela Merkel, François Hollande dhe Donald Tusk, me të cilët është takuar edhe veçmas gjatë dy pushimeve nga punimet e Samitit.
Tsipras duket se ka pranuar disa nga masat më të rrepta fiskale, që iu propozuan në një dokument katërfaqësh hartuar nga Ministrat e Financave të Eurozonës.
Megjithatë, ndërsa në Bruksel zbardhte mëngjesi i të hënës, Kryeministri grek po i rezistonte ende dy pikave: përfshirjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar në programin e ri trevjeçar të shpëtimit, si dhe kërkesës së kontestuar të Gjermanisë për t’i dhënë nën administrim një kompanie të huaj asete shtetërore me vlerë 50 miliardë euro, asete këto që do të shërbenin si kolateral për huat e reja që do të marrë vendi teksa do të kryejë privatizimet e nevojshme.
Edhe pse ky ultimatum konsiderohet gjerësisht si një dorëzim i sovranitetit të vendit dhe shumë liderë shtetërore nuk kanë më besim te qeveria Tsipras, pa të Greqia do ta kishte të pamundur të mbijetonte dhe kolapsi financiar do të ishte i pashmangshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

ORIKUM/ Mbi 10 persona i kërkuan 5 milionë euro pronarit të resortit, policia ndjek makinën

03/09/2026
Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

Taulant Muka akuzon ministren e re të Shëndetësisë për plagjiaturë: “100% kopje”

03/09/2026
Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

Rama propozon Klodiana Spahiun ministre të Shëndetësisë, zëvendëson Evis Salën

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.