Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediu: PD më mirë koalicion me PS se sa me LSI në kurriz të shqiptarëve

13/07/2015
Mediu: PD më mirë koalicion me PS se sa me LSI në kurriz të shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nëse ne mendojmë se mund të bëjmë politikë pazaresh, atëherë njerëzit do ta bëjnë atë pazar në mënyrë pragmatike me pushtetin. Një koalicion parlamentar me PS-në, jo detyrimisht me pjesëmarrje në qeveri, por në mundësimin e reformave konsensuale si ajo kushtetuese, e drejtësisë, reforma zgjedhore…etj., mendoj do jetë pozitive…”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk i heq asnjë presje qëndrimit të deritashëm të PD-së sa i përket shkeljeve që opozita evidentoi këto zgjedhje. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Mediu nënvizon se PR-ja arriti një rezultat më të mirë se më 2013 në numër votash, një konkluzion ky që nuk mund të thuhet për opozitën në tërësi.
“…Opozita dhe PD-ja veçanërisht nuk mori atë rezultat që priste, dhe kjo padyshim kërkon një analizë të thelluar të organizimit të saj politik dhe elektoral, funksionimit të trupës parlamentare, mënyrës së qasjes politike me shoqërinë, përcaktimit të kandidatëve, kohës së përzgjedhjes së tyre, ndërtimit të koalicionit, funksionimit të tij, si dhe angazhimit të trupës së këshilltarëve të partive të koalicionit si pjesë aktive në mbështetje të kandidatëve…”, shprehet Mediu.
Lidhur me zgjedhjet e 21 qershorit, Mediu flet për shumëçka, megjithatë ai është i drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për mënyrën se si u qasën politikisht në këto zgjedhje kryetarët e partive kryesore në vend.
fatmiri mediu1Fatmir Mediu kreu i PR-së, kritikon ashpër kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, dhe rolin që kjo forcë politike ka pasur në këto zgjedhje.
Por, jo vetëm kaq.
“Gjatë dy fushatave të fundit kam dëgjuar eksponentë të PD-së, që të jemi të kujdesshëm me LSI, se ata mund të bëhen prapë me Ne. Kjo është e palogjikshme dhe e turpshme”, shprehet ai.
Për këtë arsye, Mediu sugjeron se do të ishte më mirë një koalicion me PS-në, sesa ajo që ai e cilëson si “pazar në kurriz të shqiptarëve me LSI-në”.
“Nëse ne mendojmë se mund të bëjmë politikë pazaresh, atëherë njerëzit do ta bëjnë atë pazar në mënyrë pragmatike me pushtetin. Një koalicion parlamentar me PS-në, jo detyrimisht me pjesëmarrje në qeveri, por në mundësimin e reformave konsensuale si ajo kushtetuese, e drejtësisë, reforma zgjedhore…etj., mendoj do jetë pozitive…”, thotë Mediu.
lulzim basha-fatmir mediuKryerepublikani thekson gjithashtu se opozita veproi gabim duke mos u bërë pjesë e reformës territoriale. Mediu flet edhe për domosdoshmërinë e riorganizimit politik dhe elektoral drejt një Federate apo Unioni të së Djathtës. Ai konsideron gjithashtu të domosdoshme bashkimin e së djathtës nga themeluesit deri tek të rinjtë, pasi sipas tij, përjashtimi nga drejtimi dhe veprimtaria politike i cilitdo është e dëmshme.
“…Opozitës nuk i vlen as eksperienca politike që fshihet dhe hesht, dhe as rinia që s’do as Zot, as opozitë përveç vetes dhe në çdo kohë bëhet me ofertuesin më të mirë”, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.