Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Afganistan, shpërthim pranë ish-bazës së CIA-s, 33 të vdekur shumica gra e fëmijë

13/07/2015
Afganistan, shpërthim pranë ish-bazës së CIA-s, 33 të vdekur shumica gra e fëmijë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një auto-bombë ka vrarë të paktën 33 persona, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, kur ka shpërthyer në afërsi të një baze ushtarake në Afganistan.
Atentatori hodhi veten në erë në një pikë kontrolli në afërsi të Camp Chapman, e përdorur dikur nga CIA, në provincën lindore të Khostit ditën e diel.
Në vitin 2009, baza në fjalë u bë pre e një prej sulmeve më të këqija, kur një kamikaz vrau 7 zyrtarë. Aktualisht baza strehon trupa afgane dhe të huaja, përfshirë këtu ato amerikane.
Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga zyra e guvernatorit të provincës thuhet se, 27 nga viktimat janë civilë, ndërsa të tjerët pjesëtarë të personelit të sigurisë.
Ndërsa një oficer i lartë i policisë tha për agjencinë “Associated Press” se, viktimat ndodheshin në automjetet e tyre, në pritje të kontrolleve për të kaluar postbllokun.
Për momentin, asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, edhe pse talebanët shpesh herë vënë në shënjestër trupat ushtarake dhe në fund të prillit njoftuan nisjen e një ofensive të re.
Provinca lindore e Khostit ndodhet në kufi me Pakistanin dhe është një nga zonat më të paqëndrueshme të Afganistanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.