Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dashamir Shehi: Lulzim Basha nuk mund të jetë Berishë 2. Mark Marku dhe Fatos Hoxha kritikë me zgjedhjet

12/07/2015
Dashamir Shehi: Lulzim Basha nuk mund të jetë Berishë 2. Mark Marku dhe Fatos Hoxha kritikë me zgjedhjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë për “Panorama”, Dashamir Shehi konsideron se Basha duhet të jetë i hapur ndaj mendimeve kundër dhe të ndryshme duke mos u kthyer në një Berishë2, pasi nuk mund ta bëjë.

“Zërat që nuk janë dakord me Bashën, të cilët dalin publikisht kundër tij, unë i konsideroj si emancipim brenda Partisë Demokratike. Situata brenda PD-së ka ndryshuar, si forcë politike është bërë më e hapur dhe lejon edhe zëra kundër. Unë nuk shikoj ndonjë dramë të madhe në këtë mes. Por, problemi i madh që ka Partia Demokratike është që ngaqë nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket sikur ka ndodhur gjëma. Unë do gjykoja që nëse brenda këtyre debateve ka edhe qëndrime përtej manjilitetit politik, atëherë kemi një zgjerim të PD-së që mund të ndryshojnë partinë dhe opozitën në përgjithësi. Edhe roli i ri i Bashës ky është. Jo të bëjë Berishën numër 2, nuk mund ta bëjë. Ai për herë të parë duhet të hapë kartat mbi tavolinë, duhet të pranojë mendimet ndryshe, pasi ndryshe do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish, të cilët shpesh herë nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik. Unë uroj që nga shtatori Basha të nisë tezën për të cilën fola dhe uroj, madje e kam sugjeruar që PD të bëjë opozitë 360 gradë”.

Dashamir Shehu ka një këndvështrim të vetin për ndikimin Berishës në PD por edhe tek Basha.

“Unë gjykoj që sigurisht Berisha luan një rol. Por në perceptimin tim ky është një rol ndreqës, në mbrojtje të një dinjiteti të vetin. Duhet të jetë vetë Basha promotor i tezave të tij, ideve të reja, duhet të pranojë diversitetin dhe ky është avantazhi dhe ndryshimin me Berishën dhe jam i sigurt që përqark këtij motori të ri politik do të bashkohen shumë forca. Një pjesë e madhe janë qytetarët e Shqipërisë, të cilët janë të pakënaqur nga kjo keqqeverisje”.

Edhe Gazeta Shqiptare ka botuar sot biseda me dy ish-deputetë të PD- Mark Marku dhe Fatos Hoxha. Mark Marku thotë për fushatën e zgjedhjeve lokale që PD nuk kishet arsye pse të mbivendoste dy fushatat, të bësh një fushatë për qeverinë qendrore dhe një për pushtetin lokal. PD duhej të jepte një alternative për pushtetin lokal, thotë Marku.

mark marku astrit patozi edi paloka

Ndërkohë Fatos Hoxha flet kryesisht për situatëne brendshme në parti. “Të ndjekim nga prapa piratët në PD! Kjo është pamundur. Kush janë piratët? Ata që kanë marrë peng PD”, thotë Hoxha, i njohur tashmë për qëndrimet e tij kundër lidershipit aktual të PD.

fatos hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.