Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Fitorja e futbollit mbi fitoren e tre pikëve”

10/07/2015
“Fitorja e futbollit mbi fitoren e tre pikëve”
Share on FacebookShare on Whatsapp


Serbët do paguajnë shpenzimet e gjyqit, Shqipërisë i mbetet gjoba 100 mijë euro

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një konferencë për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, ku ka konfirmuar se Shqipëria ka marrë 3 pikët në tavolinë. Duka ka thënë se shpenzimet e gjyqit do ti paguajë pala serbe, por sipas vendimit të CAS, për Shqipërinë mbetet gjoba 100 mijë euro për banerin me Shqipërinë autoktone.
“Vendim shumë i debatuar,  i diskutuar dhe në një kohë të gjatë. E si mund të mos vinte sot. Fakti që e drejta fitoi, ne jo vetëm që morëm tre pikë, por e drejta fitoi. Nuk duhet të gjykojmë për klasifikimin e këtij grupi nëse Shqipëria do shkojë në Europian, po mesazhi që futbolli duhet të përçojë. Vendimi është goxha i gjatë. Në vija të përgjithshme nuk bën fajtor Shqipërinë për mosfutjen në fushë. Serbët do paguajnë shpenzimet e gjyqit”, tha Duka.
Kreu i FSHF-së, tha se ekipi i Kombëtares tani duhet të bëjë më të mirën, pasi është në grup me 4 skuadra dinjitoze.
“Miku dhe armiku jemi vetë ne. Duhet të bëjmë më të mirën. Kemi 4 kundërshtarë jo më shumë se dinjitozë. Portugalia, Danimarka, Serbia që luan pa ndonjë ngarkesë emocionale. Por gjithsesi kemi hedhur një hap të sigurt. Kjo ka qenë një betejë që ka përfshirë çdo shqiptar. Të gjithë e dëshiruan këtë që ndodhi sot. Fitorja e futbollit është mbi fitoren e këtyre pikëve. Edhe pa këto pikë, e kisha të sigurt vendin e dytë ose të tretë”, tha ai.
Duka ka konfirmuar se vendimi i CAS është përfundimtar. Gjithashtu ai shtoi se ky vendim ka dhënë një mesazh për të gjithë tifozët si ata serbë ashtu e ata shqiptarë.
artan hajdariAvokati Hajdari e ka quajtur vendimin, fitore të madhe dhe ka informuar gjithashtu se për çështjen e dronit Shqipëria është gjetur fajtore.
“Fitorja më e madhe. Për çështjen e banerit jemi gjetur fajtor. Gjoba 100 euro është lënë fuqi. Përveç se drejtësisë edhe futbolli ka fituar”, tha Hajdari.
Avokati Hajdari sqaroi se vendimi i zbardhur i CAS është 74 faqe. Është pranuar apelimi i palës shqiptare për marrjen e 3 pikëve në tavolinë, ndërsa është refuzuar heqja e gjobës 100 mijë euro.
“Vendimi është 74 faqe. Vendimi është i joni, për apelimin që kemi bërë në CAS. Është pranuar pjesa për 3 pikët në tavolinë dhe është refuzuar për gjobën”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

03/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Të shtëna me armë në Mirditë, dyshohet për një viktimë

03/09/2026
Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

Nisen ndryshimet në qeveri, Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe ministrat

03/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.