Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Si ta mbajmë shtëpinë të freskët në verë

09/07/2015
FOTO/ Si ta mbajmë shtëpinë të freskët në verë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Temperaturat e stinës po vijnë gjithnjë e në rritje e po kthehen në një problem. Në kushtet e shtëpisë janë disa praktika mjaft të thjeshta për t’u realizuar,  të cilat  duhet ti kemi parasysh për të pasur një ambient sa më të freskët. Dimë tashmë që elektroshtëpiaket e ndezura, si soba, kompjuteri, laptop-i, DVD , mund të çojnë në rritjen e temperaturës së ambientit. Po ashtu edhe nxehtësia që lëshojnë llambat  e ndezura kryejnë funksionin e vet në rritjen e temperaturës së ambientit.
sobeAndaj, specialistët këshillojnë që të minimizohet përdorimi i elektroshtëpiakeve  që prodhojnë nxehtësi dhe llambat e shtëpisë të mbahen të fikura. Kështu do të minimizohet një sasi e konsiderueshme e nxehtësisë që ato mund të sjellin.
dyer e dritareDiçka tjetër që këshillohet nga specialistët për një ambient sa më të freskët është mbyllja e dyerve e dritareve. Kemi krijuar idenë që dyert e dritaret  e hapura mund të sjellin freski në ambientin e shtëpisë, por në fakt nuk është kështu. Dyert e dritaret duhet të mbahen të mbyllura për të ndaluar kështu depërtimin e nxehtësisë që vjen nga  jashtë. Gjithashtu duhet që grilat të mbahen të mbyllura për të ruajtur freskinë e ambientit. Këshillohet që ato  të hapen në orët e para të mëngjesit,  për të marrë freskinë e mëngjesit e në vazhdim të ditës ato duhet të mbyllen, për tu hapur sërish vetëm pas perëndimit të diellit kur fillon fresku i mbrëmjes.
luleNjë formë tjetër për të sjellë freski në ambientin e shtëpisë është vendosja e luleve në ballkonin e shtëpisë. Kjo sipas specialistëve, ndalon rrezet e diellit  të hyjnë në brendësi të shtëpisë. Lulet sjellin vetvetishëm freski në çdo ambient ku janë të vendosura e kjo shërben si  një mënyrë  për të zbukuruar ambientin e çka është më e rëndësishmja , për ta mbajtur atë të freskët.
qarqafe-2Specialistët japin një tjetër këshillë, që lidhet me përdorimin e materialeve të duhura në veshjet tona  e në çarçafët që përdorim. E rëndësishme është që të përdoren material pambuku e të lehta. Në lidhje me këtë, ka dhe një këshillë për detergjentin që përdorim në larjen e rrobave. Duhet bërë përdorimi i sasisë së duhur të detergjentit, që rrobat mos të jenë të forta e të mos irritojnë lëkurën, duke marrë parasysh edhe fortësinë e ujit që ndikon në të bërit të rrobave të ashpra.
shtepi-e-fresketKëshilla më e rëndësishme që vjen nga specialistët është ajo që lidhet me fillimin e kompozimit të një shtëpie. Ajo çka duhet të kemi parasysh sipas tyre, është që të kujdesemi të investojmë në material e mekanizma që kujdesen për shtëpinë tonë gjatë gjithë vitit, siç është ajo e izolimit të dritareve që bëjnë të mundur mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në dimër e të freskët në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

FIER/ U bë tapë dhe telefonoi policinë: “Kam vrarë gruan”

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.