Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATET NË KUVEND/ Reforma në Drejtësi, mazhoranca kundër propozimeve të opozitës

09/07/2015
DEBATET NË KUVEND/ Reforma në Drejtësi, mazhoranca kundër propozimeve të opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Seanca plenare e ditës së sotme ka filluar me debate në Parlament. Debate mes mazhorancës dhe opozitës kanë pasur në fokus Reformën në Drejtësi.
Ka qenë deputeti Eduard Halimi i cili kërkoi kreut të Kuvendit Ilir Meta të përfshijë në rendin e ditës kërkesën e opozitës për ndryshimet në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Ky ka qenë momenti që kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramos Ruçi ka ndërhyrë duke thënë se nuk është njohur me ndryshimet e propozuara nga opozita.
“Rregullat e lojës nuk mund të ndryshojnë tani në fund”, paralajmëroi Ruçi.

Debatet në Parlament


Eduard Halimi – Ju kemi dërguar më parë një shkresë. Duhet ët fundet në rendin e ditës, gjatë kësaj seance edhe ndryshimi i vendimit për komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi, që opozita të bëhet pjesë e këtij komisioni.
Gramos Ruçi – Nuk jemi njohur me përmbajtjen e ndryshimit. Rregullat e lojës nuk ndryshojnë në mes të lojës. Komisioni përkatës është drejt përfundimit të diskutimit të mjaft problemeve që përmban reforma. Ndryshimi i rregullave të lojës në fund të lojës nuk mund të bëhen. Propozimi i bërë flet që kjo reformë të mos konkretizohet por të bllokohet. Për ndryshimin nuk jemi të gatshëm, për plotësimin e vendeve vakant jemi të gatshëm të hyjë në rendin e ditës.
Eduard Halimi – E kam bërë të qartë që gjatë këtyre muajve ka pasur takime intensive me partnerët ndërkombëtare. Kërkesat nuk kanë të bëjnë as me bllokimin e reformës as me ndonjë të drejtë vetoje por me kërkesën e BE për një reformë konsensuale dhe një bashkëpunim gjithë përfshirës për hartimin e Reformës në Drejtësi që deri tani nuk është bërë asnjë gjë. Pas marrjes së këtij informacioni nuk dimë nëse partnerët tanë ndërkombëtarë do jenë zhgënjyer apo gënjyer nga PS por ky është konkluzion i përcjellë nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kërkoj që ky proces të vijojë ose të thuhet se ata kanë gënjyer partnerët ndërkombëtar.
Gramos Ruçi – Nuk është bërë asnjë gjë thoni ju, se partnerët ndërkombëtarë nuk kanë thënë të njëjtën gjë me atë që pohoni ju por kanë vlerësimin maksimal për atë që është bërë. Dakord që duhet të jetë konsesuale dhe gjithëpërfshirëse. Të vetmit që i mungojnë punës së bërë jeni vetëm ju, mirë se vini për të plotësuar mangësitë! Të tjerat janë në kohën dhe momentin e duhur, ju jeni jashtë kohe dhe jashtë vendi. Jeni të mirëpritur!
Eduard Halimi – Ky është zhvillim krejt i papritur. Nëse do përgënjeshtroni ambasadorët e vendeve që ndoshta s’kanë folur me ju por drejtuesit tuaj kjo është çështja juaj. Po përgënjeshtroni partnerët ndërkombëtarë. Ne e kemi të qartë që ju për të bërë reformë në drejtësi nuk keni ndërmend.
Ilir Meta – Mund të vazhdojmë pa fund me këto diskutime dhe të mos arrijmë asgjë. Mendoj se kryetarët duhet ët gjejnë një gjuhë të përbashkët jashtë kësaj salle. Po të jetë nevoja jam i gatshëm të mbledhë edhe Konferencën e kryetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

FIER/ U bë tapë dhe telefonoi policinë: “Kam vrarë gruan”

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.