Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Shqipëria e zhytur në kanabis, eksodi do të na rikthejë vizat

09/07/2015
Berisha: Shqipëria e zhytur në kanabis, eksodi do të na rikthejë vizat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se Shqipëria është zhytur në kanabis dhe se licencë për mbjelljen e tij është njeriu i dytë më i fuqishëm i mazhorancës, pas Edi Ramës, Koço Kokëdhima.
“Dua ti informoj shqiptarët se agjencitë partnere njoftojnë autoritetet tona, Shqipëria e zhytur në kanabis si kurrë ndonjëherë. Kjo që është korrur as 1/30 e sipërfaqes së mbjellë. Elementë të inkriminuar të mazhorancës, kanë nxitur mbjelljen e kanabisit duke dhënë garanci se nuk ua prek njeri. Por ajo që është më e hidhura se njeriu më i fuqishëm pas Edi Ramës, Kokëdhima (u peshon të gjithëve në kandar) bën fushatë nga jugu në veri për legalizimin e kanabisit. Si jo mor zotëri pse po e them kot unë këtë. E kuptoni ju që çdo fshatar që sheh që njeriu më i fuqishëm pas kreut të PS-së është mbështetës i kanabisit, kjo është licencë de fakto për mbjelljen e kanabisit”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri  tha më tej se së shpejti shqiptarët do të mbjellin në oborret e tyre lulëkuqe për të nxjerrë opiumin.
“Keni për të parë kur të vijë lulëkuqja, opiumi. Kanë filluar ta mbjellin në oborre. Këto laboratorë që përdoren nuk janë ndonjë aparaturë e komplikuar. Ndaj dhe jam këtu për ta dënuar me ashpërsinë më të madhe. Për tu bërë thirrje qytetarëve mos mbillni, pavarësisht se Koço Kokëdhima ju nxit”, tha Berisha.
Gjithashtu ish-kryeministri u ndal te çështja e azilkërkuesve, duke paralajmëruar se nëse vijohet me këtë ritëm do të rivendoset regjimi i vizave. Ai e quajti eksodin një problem madhor për vendin dhe Bashkimin Europian dhe deklaroi se po rrezikohet lëvizja e lirë, pasi disa vende kanë votuar ndërtimin e mureve.
“Problemi i dytë për të cilin e kam ngritur jo njëherë por disa herë në këtë sallë, është eksodi. Eksodi problem i rëndë për ne. Problemi i azilantëve është bërë për BE-në, problemi i dytë më madhor, pas krizës greke. Samiti i BE-së para 2 javësh dy çështje kishte, krizën greke dhe emigracionin. Vendet e BE-së, votuan ndërtimin e mureve. Vihet në rrezik heqja e vizave. Në një të ardhme, e kanë gati mekanizmin. Duhet parë me seriozitet përndryshe do ecim drejt ndëshkimit, do kthejnë vizat. Parlamenti të krijojë një komision ku të vlerësojë një seri masash të domosdoshme për të ndalur këtë fluks, këtë eksod. Nuk ekziston azili ekonomik. Azili është politik, mirëfilltas politik. Dhe ata kanë zgjedhur këtë, këtu nuk mund të jetohet. Po humbasim me shpejtësi arritjet që kemi”, theksoi Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.