Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ 10 çiftet e dashuruar të kinemasë që janë urryer në jetën reale …

07/07/2015
FOTO/ 10 çiftet e dashuruar të kinemasë që janë urryer në jetën reale …
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dashuri e shfrenuar dhe puthje pasionante në filmat romantikë?
Mos i besoni të gjitha: shpeshherë kanë qenë të detyruar vetëm nga regjisorët…
Këto janë dhjetë çiftet më të dashuruar të kinemasë botërore, por që në jetën reale urreheshin!

1. Leonardo di Caprio dhe Claire Danes

u1_copy_1Dashuri e shtirur: në “50 hijet e Grey-t” Dakota Johnson dhe Jamie Dornan duhen pa kushte. Në jetën reale, sapo mbyllet një skenë, të dy mezi e duronin njëri-tjetrin.
Por a do t’a besonit se dhe protagonistët e “Dirty Dancing”, të pandarë e të dashuruar në skenë, në realitet ishin të ftohtë dhe nuk binin aspak dakord gjatë xhirimeve?
Janë pikërisht dashuri të sforcuara nga skenari i filmit. Ashtu si dhe në rastin e Leonardo di Caprio dhe Claire Danes në “Romeo dhe Juljeta” të 1996-ës: ajo, që në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç, e quante “kalama”.
Ndërsa për të,që ishte vetëm 22 vjeç, vajza ishte shumë “budallaçkë” dhe “mendje ngushtë”. Ata të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin jashtë setit të xhirimeve. E megjithatë, filmi i Baz Luhrmann arriti të fitonte 147,5 milion dollarë.

2. Pierce Brosnan dhe Teri Hatcher

u2_copy_1Gjatë xhirimit të filmit “E nesërmja nuk vdes kurrë” të 1997 (007 e tetëmbëdhjetë), Brosnan ankohej se vajza e tij Bond vinte gjithnjë me vonesë gjatë xhirimeve.
“Kjo gjë më bezdiste shumë, pasi më linte të prisja me orë të tëra”.
 Vetëm më vonë u mor vesh dhe arsyeja përse: Hatcher ishte shtatzënë dhe kishte të vjellat e mëngjesit.

3. Julia Roberts dhe Nick Nolte

u3_copy_1Në komedinë romantike të 1994, “I Love Trouble”, protagonistët Nick Nolte dhe Julia Roberts interpretojnë dy gazetarë. Filmi nuk ishte një sukses i madh, kjo ndoshta dhe për shkak të sintonisë së munguar mes çiftit.
“Është një person i tmerrshëm, i shpifur, aktori më i keq me të cilin kam punuar ndonjëherë!”, kështu ishte shprehur Pretty Women Julia Roberts.
Disa skena ku duken bashkë, janë xhiruar në fakt të ndarë nga njëri-tjetri.

4. Jennifer Grey dhe Patrick Swayze

u4_copy_1“Dirty Dancing” apo i njohur si “Kërcim Dashurie” (1987): për Patrick Swayze të punoje me Jennifer Grey ka qenë “jashtëzakonisht irrituese”.
“Ishte një diletante: duhet të ripërsërisnim skenat gjithnjë e më shumë herë”, kish rrëfyer aktori në librin e tij të jetëshkrimit.
“Më pas shpërthente në lot nëse dikush e kritikonte…”.
Megjithatë, ndryshe nga Roberts e Nolte, të dy në vitet e mëvonshme ata u bënë miq mjaft të afërt.

5. Ryan Gosling dhe Rachel McAdams

u5_copy_1Ryan Gosling e Rachel McAdams kanë qenë për tre vite, një nga çiftet e arta të Hollywood-it. Por kjo ndodhi pas xhirimit të filmit “The Notebook” në 2004.
Gjatë xhirimeve ata nuk e duronit aspak njëri-tjetrin. Gosling madje kishte kërkuar që të zëvendësonte McAdams me një tjetër aktore.

6. Vince Vaughn dhe Reese Witherspoon

u6_copy_1Ulërima, grindje dhe sharje të rënda mes Vince Vaughm dhe Reese Witherspoon gjatë xhirimeve të filmit “Four Christmas” në 2008.
Më herët edhe aktore të tjera janë ankuar nga karakteri “ekstremisht kundërshtues” i Vaughn.

7. Anthony Hopkins dhe Shirley MacLaine

u7_copy_1Nuk ka qenë e lehtë as për aktorët e mëdhenj: Anthony Hopkins dhe Shirley MacLaine në filmin e 1980-ës “A change of seasons”.
Ai kish thënë për aktoren: “Ka qenë aktorja më e urryer me të cilën kam punuar”. Hopkins nuk ka shpjeguar kurrë përse.
Filmi u kritikuar shumë nga kritikët artistik dhe i shkreti Hapkins u nominua për një Razzie – çmimet për filmat më të këqij të vitit.

8. Richard Gere dhe Debra Winger

u8_copy_1Pak përputhshmëri dhe mes protagonistëve të komedisë romantike të 1982 “Ufficale e gentiluomo”: ajo e ka quajtur bukuroshin Gere “një mur guri” dhe regjisorin e filmit, Taylor Hackford, “një kafshë”.

9. Marilyn Monroe dhe Laurence Olivier

u9_copy_1Marilyn Monroe e Laurence OlivierMosmarrëveshje ka patur dhe mes legjendave të kinemasë: si Marilyn Monroe dhe Laurence Olivier në filmin “Princi dhe Balerina” të 1957.
Ajo kishte një karakter të vështirë, ndërsa ai ishte lehtësisht i acarueshëm.
Aktori ankohej se “Ajo kërkonte gjithnjë të dukej vetëm sexy”.

10. Marilyn Monroe dhe Tony Curtis

u10_copy_1Mesa duket nuk ka qenë aspak e lehtë të punoje me Merilyn Monroe: nëse në ndonjë moment janë pëlqyer para xhirimit të filmit “A qualcuno piace caldo”, film i vitit 1959, gjatë xhirimeve përfunduan duke u urryer krejt në mënyrë të hapur.
Komenti i puthjes së aktorit për divën më të dëshiruar të asaj kohe hyri në histori: “Ishte si t’ja kisha dhënë Hitlerit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.