Enkelejd Alibeaj që garoi në Fier është optimist për fitore në bashkinë më problematike të Shqipërisë. Ai vlerësoi procesin e votimit si të qetë dhe me kushte optimale që fierakët të kishin mundësi të shpreheshin lirshëm. Sipas tij numri i votuesve është një shenjë se fierakët janë zgjuar. “ Kanë marrë pjesë në votime 44.4 % , një shifër e kënaqshme. Kanë marrë pjesë partiakë dhe indiferentë. Publiku fierak u zgjuar nga letargjia e kaq e kaq viteve. Kur publiku flet të gjithë duhet të heshtin. Procesi i numërimit shpresoj të jetë në standard. Fieri ka fituar sfidën e emancipimit politik duke përjashtuar disa incidente të vogla të atyre që kanë qenë në pushtet deri më sot. Po presim me kërshëri të shohim rezultatin”, tha Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/